Gjiganti japonez i tregtisë elektronike, “Rakuten Inc”, i kontrolluar nga miliarderi HiroshiMikitani, do ta blejë aplikacionin për thirrje dhe porosi “ViberMedia Inc” për 900 milionë dollarë, marrëveshje kjo që do ta pothuajse tre-fishojë numrin e përdoruesve në këtë perandori digjitale.
Rakuten ofron shërbime nga financat e deri tek platforma e saj e tregtisë online, dhe është kompania më e madhe e këtij lloji në Japoni.
Platforma Viber, me pronësi private, e udhëhequr nga Qipro nga sipërmarrësi izraelit Talmon Marco, do t’i shtojë edhe 300 milionë përdorues rrjetit ekzistues tëRakuten prej 200 milionë përdoruesish, ka thënë Mikitani, transmeton Koha.
“Kjo blerje... do ta çojë Rakuten në një nivel tjetër”, ka thënë Mikitani, i cili është gjithashtu edhe shef ekzekutiv i kompanisë.
Ai ka thënë se për kompaninë që ai drejton ka qenë e pamundur zhvillimi i një sistemi të këtillë për thirrje dhe porosi.
Viber është një prej pesë aplikacioneve më të shkarkuara në botë, ndërsa tregjet e tij më të mëdha janë SHBA-të, Rusia dhe Australia.
Ndryshe, blerja e plotë nga Rakuten pritet të kompletohet në fund të muajit mars, kanë bërë me dije të dy kompanitë.
No comments:
Post a Comment