Fusha e futbollit
Fusha e futbollit profesional mund të ketë dy lloj dimensionesh sa i përket madhësisë së përgjithshme të fushës. Fusha e vogël ka dimensionet 45 metra e gjerë dhe 120 metra e gjatë, kurse fusha e madhe ka dimensionet 90 metra e gjerë dhe 120 metra e gjatë. Përkundër ndryshimit të madhësisë së përgjithshme të fushës dimensionet e elementeve të fushës janë të njëjta në të dy llojet e fushës.
- Elementet e fushës së futbollit janë:
- (radhitur sipas numrave në fotografi.)
- Pika e mesit - është pika në të cilën priten diagonalet e fushës së futbollit. Nga kjo pikë fillon loja, si dhe vazhdon loja pas dhënjes së ndonjë goli nga ekipet.
- Qarku i mesit - është qarku i cili përshkruhet nga pika e mesit me një rreze prej 9.15 metrash.
- Vija e mesite ndan fushën në dy gjysma pjese të cilat luajnë rol në përmbushjen e disa rregullave të futbollit.
- Vijat anësore -janë vijat të cilat e përmbyllin fushën e futbollit në të dy anët dhe në fundet e tyre takohen mevijat fundore.
- Fusha e penalltisë është fusha e cila shtrihet para portës duke pasuar vijën fundore. Dimensionet e fushës së penalltisë janë 40.3 metra e gjërë dhe 16.5 metra e gjatë (duke ecur kah mesi). Në fushën e futbollit gjenden dy fusha të penalltisë në dy vijat fundore. Fusha e penalltisë në ballë të saj ka një gjysëmrreth me rreze prej 9.15 metra (sikur rrezja e rrethit të mesit) nga pika e penalltisë.
- Pika e penalltisë ëshë një pikë e larguar 11 metra nga porta dhe nga kjo pikë ekzekutohet penalltia.
- Porta paraqet pjesën e mesme të vijës fundore. Në vijën fundore të fushës së futbollit gjendet pika e mesit dhe nga ajo largohen shtyllat në dy anët e pikës nga 2.10 metra duke formuar një gjerësi prej 7.3 metrash hapësirë cila njihet si portë. Afër portës një fushë e cila është e rrethuar nga një vijë e cila është e larguar nga 6,5 metra nga shtyllat përgjatë vijës fundore dhe e zgatur për 11 metra në drejtim të pikës së penalltisë.
- FIFA
- UEFA
No comments:
Post a Comment