Friday, February 14, 2014

Brazili

Brazil (portugalishtBrasil), zyrtarisht Republika Federative e Brazilit (portugalisht :República Federativa do Brasil), është shtet i pavarur federativ në Amerikën Jugore, i përbërë nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal. Me 189,612,814 banorë,[2] dhe sipërfaqe prej 8,514,876,599 km²—47% e Amerikës Jugore[3]—Brazili është vendi i pestë në botë përkah trualli dhe popullsia, si dhe demokracia e katërt më e populluar në botë.[1][4] I lagur nga Oqeani Atlantik në lindje, Brazili ka vijë bregdetare mbi 7.491 km.[1]Kufizohet në veri me VenezuelënGuajanënSurinamin dhe Guajanën Frënge; në veriperëndim me Kolumbinë; në perëndim meBolivinë dhe Perunë; në jugperëndim me Argjentinën dhe Paraguain dhe në jug me Uruguain. Arkipelagë të shumtë janë pjesë e truallit brazilian, sikurse Fernando de Noronha, Atolli Rocas, Shkëmbinjtë e Shën Pjetrit dhe Palit, Trindade dhe Martim Vaz.[1]
Brazili ishte koloni e Portugalisë qysh prej zbarkimit të Pedro Álvares Cabralit më 1500 deri në pavarësim më 1822.[5] Fillimisht i pavarur si Perandoria Braziliane, vendi është republikë nga 1889, ndërsa kushtetuta e fundit që vendosi demokracinë në vend u nxor më 1988.[5] Kushtetuta e sotme e përkufizon Brazilin si republikë federative.[6] Brazili është amvisëria e dhjetë më e madhe në botë sipas kursit të këmbimit tregtar dhe e nënta sipas barazimit të fuqisë blerëse (PPP).[7] Reformat ekonomike i kanë dhënë vendit projektim të ri ndërkombëtar.[8] Është anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut. Vend kryesisht katolik, portugalishtfolës, dhe me shoqëri shumetnike,[4] Brazili është strehë e gjallesave, mjediseve dhe burimeve natyrore të llojllojshme të ndodhura në hapësira të ndryshme nën mbrojtje.Rrënjët etimologjike të termit “Brazil” vështirë se mund të rindërtohet. Filologët brazilianë kanë hedhur mendimin se fjala ka prejardhje kelte, por mund të jetë përfundimisht me zanafillë fenikase.[9] Gjatë epokës koloniale, kronistët e kohës filluan përdorimin e emrit “Brazil.” Sipas tyre, emri “Brazil” rrjedh nga “pema e brazilit” (pau-brasil), dru që u solli kolonizatorëve levërdi të mëdha ekonomike.[10]Në shek. XVI filloi përdorimi i demonimit “brazilian” (brasileiro) për tregtarët e pau-brasilit.[11] Në shek. XIX vendi u quajt zyrtarisht Perandoria e Brazilit e më pas Shtetet e Bashkuara të Brazilit.
Brazili shtrihet në dy anët e ekuatorit. Në pjesën jugore ka kufij ujor dhe tokësor në veri. Është shteti më i madh për nga sipërfaqja në Amerikën latine. Dhe i pesti në botë. Brazili zë 8.511.965 km² dhe ka rreth 186.112.794 banor me dendësi prej 22b/km². Ai zë pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, dhe shteti i pesti me madhësi në bot.

Relievi

Relievi i Brazilit është shum karakteristik. Përbëhet prej fushës së gjerë të lumit Amazon, maleve të larta të Andeve dhe Pllajës së Brazilit.
Pika më e lartë : Pico da Neblina 2.994 m

Hidrografia

Brazili nuk ka liqene të mëdha, por është i pasur me lumenj. Lumi më i madh është Amazoni që ka mbi 2oo degë të mëdha lumore. Ky sistem lumor i degëzuar ka potencial të madh hidroenergjetik e njëkohësisht paraqet lidhjen më të mirë komunikuese në territoret e paarritshme të pyjeve tropikale.
Lumi Amazona dhe degëzimet e tij përmbajnë 20 % të tepricave botërore të ujërave për të pirë. Ky lumë i madh çdo orë hedh në Oqeanin Atlantik 773 miliarda litra ujë.

Bimësia

Pyjet tropikale me shira mbulojnë pothuajse 60 % të sipërfaqes se Brazilit. Xhungla e Amazonës është një nder pyjet më të pasura me bimësi ku në 5 km² ka rreth 500 lloje të drunjve. Amazona shtrihet në ekuator. Në këtë mjedis të ngrohtë dhe të lagësht, gjendet pylli tropikal me shi, e cila nga sipërfaqja është 12 herë më e madhe se Franca.

No comments:

Post a Comment