Thursday, February 27, 2014

Gold-AG

Reperi Gold AG është marrë në pyetje nga policia e Kosovës për shkak të gjuhës së përdorur dhe shprehjeve fyese ndaj disa fytyrave të skenës politike kosovare në një këngë të tij të fundit
Djaloshi nga Presheva, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë, së fundi ka lansuar këngën “Shqiptar”, ku mes tjerash tall presidenten Atifete Jahjaga, politikanët Berat Buzhala, Ragmi Mustafa dhe Dardan Gashi, si dhe ish-këshilltarin e presidentes, Ilir Deda.
Sot ai ka vizituar stacionin e policisë në Prishtinë, ku është thirrur si i dyshuar për veprën penale nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, siç shihet nga fotot e realizuara nga Telegrafi, ishte i shoqëruar në stacionin policor edhe nga avokati i tij Haxhi Millaku.

No comments:

Post a Comment