Saturday, February 15, 2014

Superheroi i vërtetë që fluturon si avion

Ndoshta mund të duket si një skenë e një filmi me superhero, por skena e Ives Rosit është e vërtetë dhe pa efekte speciale. Ai fluturon si një avion me 4 motorë reaktiv mbi shpinë.
Bëhet fjalë për zviceranin e njohur me pseudonimin “Jetman”, i cili ka tronditur pasagjerët e një avioni kur e kanë parë atë duke fluturuar përkrah tyre me të njëjtën lartësi dhe shpejtësi (128 mph), mundësuar kjo nga krahët e tij të pajisur me 4 motorë reaktiv.
Edhe pse 53-vjeçari nuk është i huaj për bëmat e tij sfiduese dhe të rrezikshme për jetën, kjo është hera e parë që ai fluturon si një avion pasagjerësh mbi liqenin e Luzernit në Zvicër, njofton start.
Për fluturimin i tij të çmendur, i cili u realizua të premten e kaluar, atij ju desh të hidhej së pari nga një helikopter nga një lartësi prej 6000 këmbësh.
Ish-kpiteni i “International Airlines” vendosi mbi shpinën e tij një trup të ngjashëm me atë të një avioni, i pajisur me dy krahë dhe katër motorë reaktiv.
Kur karburanti i motorit të tij të vogël mbaron, ai ka gati parashutën për të bërë zbritjen në tokë, në “Buochs Aeroport”.
Sipas faqes së tij në internet, ai u bë njeriu i parë dhe i vetëm në historinë e aviacionit që arrin të fluturojë me një krah reaktiv në vitin 2006.
Më parë Rosi ka qenë një pilot ushtarak dhe më pas ka punuar si kapiten në fluturimet komerciale.
Të gjitha pajisjet, deri te motorët janë të krijuara prej tij për një kohë të gjatë, e cila u shpërblye me këtë fluturim individual mbi tokë.

No comments:

Post a Comment