Liqeni i Radoniqit është një liqe artificial në komunën e Gjakovës. I krijuar në vitet e '80-ta, liqeni mori emrin e fshatit i cili u përmbys për krijimin e tij. Radoniqi furnizon me ujë rreth 214.000 banorë të qyteteve të Gjakovës dhe Rahovecit si dhe fshatrave përreth. Ai po ashtu përdorët për ujitjen e 10,500 ha tokë.
Me një sipërfaqe prej 5.62 km2, Radoniqi zë vendin e dytë në Kosovë për nga sipërfaqja. Kapaciteti i digës është 113 milion m3, që për momentin lejon furnizim të arsyeshëm me ujë gjatë tërë vitit.
No comments:
Post a Comment