Saturday, February 8, 2014

Zvicra

Konfederata zvicerane (gjer.Schweizerische Eidgenossenschaft ,frëngj. Confédération suisseital. Confederazione Svizzera,rom. Confederaziun svizralat. Confoederatio Helvetica) ose shkurt Zvicra, është një shtet kontinental në Evropën qendrore. Zvicra kufizohet në veri me Gjermaninë (345,7 km), në lindje me Lihtenshtajnin (41,1 km) dhe Austrinë (165,1 km), në jug kufizohet nga Italia (734,2 km), ndërsa perëndimi i kufirit të Zvicrës ndahet me Francën (571,8 km).Numri i popullsisë së tashme është 7,4 mil. banorë nga të cilët 20,6 % janë të huaj. Një pjesë e madhe të "të huajve" e përbëjnë edhe shqiptarët. Jeta mesetare e njeriut është 82,8 për femra dhe 77,2 për meshkuj (viti 2005). Gjuhët zyrtare janë gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe gjuha retero-romane. Katolikët e përbëjnë 47 % të popullsisë, ndërsa protestantët 40 %.

Historia


Zviceranët nuk janë një popull etnik apo një popull me një religjion, gjuhë apo diçka të ngjashme që është karakteristike për kombet, por zviceranët janë një popull që si element të përbashkët kanë rregullimin politik në favor të tri shumicave. Zvicra është një konfederatë kantonesh disa prej të cilëve kanë histori 700 vjeçare.
Në vitin 58 p. e. s. fisi keltik i Helvetikëve u sundua nga Cezari në pjesën qendrore dhe perëndimore të Zvicrës dhe iu bashkangjitPerandorisë Romake, në vitin 15 p. e. s. u përhap Perandoria edhe në pjesët lindore dhe alpine të Retëve (i sotmi Kanton Graubünden). Pas ikjes së romakëve në fillim të shekullit të 5. Zvicra mund të ndahje në katër rajone:
Në vitin 497 u sundua Alemania, në vitin 534 Burgundi, në vitin 539 Retia dhe në vitet 773/774 Lombardia nga Mbretëria Franke.
Dukati i Schwabenit u bë në shekujt të 12./13. në Perandorinë e Shenjtë Romake nga dinastia e Stauferve (1138 deri 1250) e rrëndësishme. Kështu në mesjetë Zvicra i përkiste një kohë të gjatë kësaj perandorie. Por pushteti i perandorit nuk ndiheje fortë në këtë pjesë të perandorisë dhe kështu mund të formohejn vende të mëdha dhe të vegjël që mund të quheshin autonome.
Dhe kështu këto vënde, më saktë përfaqësuesit e tre kantoneve të Uri, Schwyz, Unterwalden, në vitin 1291 nënshkruan konfederatën, kështu që këto tre njësi administrative janë themelet e Zvicrës.
Në betejën në Morgarten në 15 Nëntor të vitit 1315, Zvicra mundi armatën e Habsburgut dhe siguroi pavarësinë si Konfederata Zvicerane. Habsburgët i humbën deri në shekullin e 15. posedimet e tyre në Zvicër.
Në vitin 1353, tre kantonëve të para iu bashkangjitën kantoni i Glarusit dhe Zugit dhe qytetet shtete LucerniCyrihu dhe Berniduke formuar Tetë Kantonet e Vjetër (gjermanisht Acht Alte Orte). Dhe më vonë në vitin 1481 Frajburgu (gj. Freiburg im Üechtland) dhe Solloturni u bënë pjesë të konfederatës. Me anëtarësimin e ShafhauzenitBazelit dhe Appenzellit u riemërua Konfederata në Trembëdhjetë Kantonet e Vjetër (gj. Dreizehn Alte Orte).
Flamuri aktual i Zvicrës në mesjetë qe në përdorim afërsisht që nga viti 1500. Dhe poashtu në atë kohë banorët të asaj konfederate u quajtën për herë të parë Zvicerian (gj. Schweizer) - një emër që fillimisht u përdor vetëm për banuesit të Schwyzitnë Zvicrën qendrore.
Reformimi protestant në shekullin e 16. e ndau Zvicrën në aspektion fetar. Një pjesë e kantonëve me udhëheqjen e Cyrihut dhe me priftin e tij Huldrych Zwingli e kryej përtëritjen kishe, ndërsa kantonet në qendër të Zvicrës mbetën katolike.
Poashtu në atë shekull Kantoni i Bernit e sundoi vendin në brigjet e Liqenit të Zhenevës (Kanton Waadti i soçëm). Por ky qe zgjerimi i fundit i madh i Zvicrës. Deri në vitin 1798 kufijtë e vendit nuk ndryshuan shumë.
Pas Luftës Tridhjetëvjeçare dhe Paqes Westfale në vitin 1648 Zvicra mund të shkëputej përfundimisht dhe faktikisht nga Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman dhe u bë konfederatë e pavarur brenda botës shtetërore të Europës.
Në vitin 1712 e fitojnë luftën protestantët kundër katolikëve dhe epërsia e kantonëve katolike mori fundi përnjëherë.
Në shekullin e 19. Zvicra është një nga vendet europiane që përjeton zhvillimin industrial në ekonominë e saj dhe bëhet një nga shtetet më të industrializuara në kontinent. Absolutizmi epërson në shoqërinë zviceriane në atë kohë. Nga GjenevaNojshateli, Bazeli dhe Cyrihu vijnë idetë të Iluminizmit. Nga viti 1798 deri 1814 Zvicra është e zënë nga francezët në krye me Napoleon Bonaparte, që e prishi Konfederatën e vjetër (gj. Alte Eidgenossenschaft) dhe e shpalli Republikën Helvetike. Por e cila nuk mbijetoi gjatë dhe pas humbjes së Napoleonit në luftën e tij kundër despotizmit europian u shkatërrua përfundimisht. Pas 1814 Zvicra pushtohet njësoj si para 1798: despotizmi dhe absolutizmi i disa fisëve e përcaktoi politikën e brendshme.
Nga viti 1815 deri 1830 Zvicra zhvillohet ekonomikisht shumë shpejt, por kufijtë, doganat dhe monedhat e kantonëve i pengojnë shtetit shumë në zhvillimin e tij. Poashtu në vitin 1815 nëKongresion e Vjenës Zvicrës i njohet "neutraliteti i përjetshëm".
Në vitin 1847 luftohen kantonet katolike dhe liberale njëra-tjetrën për mosmarrveshjen e tyre në aspektin e pushtetit dhe sistemit politik. Liberalët kërkojnë një shtet me kushtetutë demokratike, por katolikët nuk e ndryshojnë mendimin e tyre dhe kërkojnë mbajtjen e sistemit e vjetër despotist. Fitoren e marrin liberalët dhe në vitin 1848 Kushtetuta Federale e Zvicrës ngrihet në këmbë. Lufta si pasojë ka 130 persona të vdekur dhe 400 të plagosur. Është një nga luftat më të mëdha të Zvicrës. Zvicra për herë të parë është shtet federal me një demokraci represantive. Shteti i ri përbëhet nga 25 kantone (shiko këtu të gjithë kantonet: Njësitë administrative të Zvicrës) dhe tre gjysmë-kantone (Nidwalden dhe ObwaldenAppenzell Ausserrhoden dhe Appenzell Innerrhoden,Bazel-Qyteti dhe Bazel-Shteti). Në vitin 1874 kushtetuta bën një revizion totale: e drejta e referendumit dhe elemente nga demokracia direkte hynë në fuqi. Në vitin 1891 i shtohet kushtetutës poashtu e drejta e iniciativës.
Në luftat botërore Zvicra nuk merr pjesë, por organizata e Kryqit të Kuq (ide zviceriane) i ndihmon të plagosurit të luftës dhe e bën Zvicrën anëtare të luftës vetëm në aspektin human.Sipas legjendës bashkësia e tillë zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291. Për këtë shkak 1 gushti është ditë kombëtare (dita e pavarësisë) e Zvicrës.

Inicialet e shtetit janë : "CH", që nënkuptojnë shkronjat e para të emrit latinisht Confœderatio Helvetica.
Në politikën e jashtme Zvicra ndjekë rrugën e politikës neutrale dhe për këtë merret edhe si shtet "neutral". Në Kongresin e Vjenës më 1815, i garantohet neutraliteti i përhershëm. Është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshillit EvropianEFTA-së, WTO-së, por jo edhe anëtare e Bashkësisë së Evropës (BE).Forma e tashme federative e sistemit Zviceran daton nga viti 1848 dhe e ndan sipërfaqen e Zvicrës në 26 njësi administrative të quajtura "kantone".

Gjeografia


Pamje nga Sateliti iterritorit te Zvicrës
Zvicra është e vendosur në sistemin e maleve të larta të alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyrorë ndërmjet shteteve të Evropës së Mesme dhe të atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli transit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohor e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.
Pozita qendrore e Zvicrës, e vendosur në rrugët e rëndësishme ndërkombëtare, periudha e gjatë e neutralitetit të saj, peizazhet e natyrës së Alpeve, luginat e thella të lumenjve, zona e përshtatshme e Pllajës e kanë bërë që ajo të jetë atraktive dhe shumë tërheqëse në suaza botërore. Nuk është e rastësishme vendosja e shumë organizatave ndërkombëtare pikërisht në Zvicër. Organizata Ndërkombëtare E Kryqit të Kuq në Lozanë, Unioni Botërorë i Postave në Bernë, organizata botërore e Shëndetësisë dhe e Punës në Gjenevë, bankat ndërkombëtare në Bazel etj. Janë vetëm disa nga funksionet që ajo kryen në suaza botërore.
Gjeografia e Zvicrës përfshin një larmi të madhe peisazhes dhe klimash në një zonë të kufizuar prej 41285 km2 , e cila shtrihet në të gjithë anën veriore dhe jugore të Alpeve.[1] Popullsia është rreth 7.8 milion, gjë e cila rezulton në një dendësi popullsie mesatare rreth 190 njerëz për kilometër katror. Pjesa malore jugore e vendit është shumë më pak e populluar se gjysma veriore. [1] Zvicra përmban tri zona kryesore topografike: Alpet Zvicerane në jug, mesfushën qëndrore dhe malet Jura në veri. Alpet janë male të cilat shtrihen përgjatë pjesës jug-qëndrore të vendit, që përbën rreth 60% të sipërfaqes totale të vendit. Ndër luginat e larta të Alpeve zvicerane gjenden shumë akullnaja , që arrijnë një sipërfaqe prej 1063 kilometra katrorë. Nga këto burojnë burimet e disa lumenjve të mëdhenj, të tilla si RheinInnTicino dhe Rhône, të cilat rrjedhin në katër drejtimet kryesore në të gjithë Evropën. Rrjeti hidrografik përfshin disa nga liqenet më të mëdha të ujërave të ëmbla në Evropën Perëndimore, ndër të cilat janë të përfshira liqeni i Gjenevësliqeni i Konstancës dhe Liqeni Maggiore. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene, dhe përmban 6% të Evropës në ujë të freskët. Liqenet dhe akullnajat mbulojnë rreth 6% e territorit kombëtar.

Ekonomia


Prodhimi energjetik në Zvicër gjatë vitit 2003
Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të favorshme natyrore në të cilin relievi malor përfshin 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhurat nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para. Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet.
Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim kontinuel të ekonomisë pa dyshim ka influencuar statusi i saj neutral prej vitit 1815. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.
Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve –Longine dhe Omega, etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika.

No comments:

Post a Comment