Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Terma të tjerë sinonime që përdoren janë tumori dhe neoplazma. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojnë 1 tumor ose neoplazme. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit qe i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave te kontrollit qe normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave. Kanceri mund te kaloje nga forma primare e tumorit ne formën sekondare te tij ne një proces qe ndryshe quhet "METASTAZ". Fjala "tumor" rrjedh nga gjuha latine... TUMORE--ënjtje, gjunge, fryerje. Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave përmes procesit te ndarjes mitotike te qelizave.
Tumoret zakonisht klasifikohen ne këto grupe :
- ) BENINJE : kur ato kane rritje te ngadalte dhe kane një lokalizim te kufizuar specifike. Si shembull mund te merren : Nishanet, Nejset ETJ.
- ) MALINJE : nga latinishtja Malingnens-me veprim te keq ; Kur ato rriten shpejt dhe formoje Metastaza. Këto tumore ndërhyje ne funksionin normal te organeve ne te cilat ato janë lokalizuar duke shkaktuar shpesh edhe Vdekje.
Përgjithësisht fjala Kancer rrjedh nga latinishtja CANCER-gafforre. U përdor se pari nga Hipokriti i njohur edhe si babai i medicinës ne shek e V p.e.s. duke u bazuar ne faktin se tumoret përhapen ne trup ne mënyre te ngjashme te lëvizjes se gaforreve.
Njihen 4 tipa te Kancerave : KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUKEMIA dhe LYMFOMA.
- Karcinomat : janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale dhe qe përfshijnë kancerin e lëkurës, gjëndrave, gjinjve dhe shume organeve te mbrendshme. Përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te përgjithshëm te kancerave.
- Sarkomat : janë tumore te indit lidhor.
- Leucemia : është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te shpejt te numrit te leukociteve (rruzat e bardha te gjakut).
No comments:
Post a Comment