Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t'iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t'iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.
Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni rrjet (gjarpri më i madh). Është i pa vërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpri më i madh është anakonda me 10m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.
Lëkura
Lëkura e gjarpërinjve është e përbërë nga tre shtresa: Epidermi (shtresa e jashtme), dermisi (shtresa qëndrore) dhe subdermisi (shtresa e brëndshme). Secila shtresë i ka funksionet e veta. Epidermi e mbron gjarprin nga ndikimet e jashtme, nga mikrobet e ndryshme. Në dermis gjenden të gjitha nervat, indet lidhëse, enët e gjakut dhe pigmentet (kromatoforet) e gjarprit. Pra në këtë shtresë gjarpëri e ka shqisën e të prekuritdhe i ka pigmentet të cilat ia japin ngjyrën atij. Në subdermis gjenden yndyrat trupore në të cilën është e ruajtur energjia.
Ndërtimi i trupit
Eshtrat e gjarprit mund të ndahen ne tri grupe: Eshtrat e kokës(kafka), boshti kurrizor dhe brinjët. Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si te njeriu të ngjitura, por,janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë. Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.
Meqënëse të gjitha eshtrat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të presë duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha eshtrat të bien në vend të vet.
Gjarpëri ka 200 deri në 435 unaza kurrizore. Këto unaza janë që të gjitha të ngjitura mes tyre me nyje. Edhe pse unazat veç e veç nuk janë në gjendje që të bëjnë një lëvizje përdredhëse, numri i madh i tyre e bënjë të mundur që ato kafshë të mund të përdridhen shumë (nëse një gjarpër ka 40 unaza ai mund që të bëjë një lëvizje 60 gradë). Secila unazë përveç unazës së qafës dhe bishtit kanë nga një çift brinjësh. Brinjët janë të lidhura me unaza me nyje dhe përfundojnë të ndara (nuk bashkohen me njëra tjetrën). Në bazë të këtyre nyjave gjarpëri mund ta zgjerojë trupin e vet më shumë.
Dhëmbët e gjarpërit
Dhëmbët gjarpri nuk i ka për të përtypur por për mbajtjen e presë ose në rast se është gjarpër helmues i ka për të lëshuar helmin. Dhëmbët nuk i ka të ngjitur në nofulla por vetëm gjenden aty të lirë. Të gjitha dhëmbët i ka të kthyer për nga brenda. Nëse preha mundohet të ikë nga goja e gjarprit atëherë dhëmbët e gjarprit i hyjnë më thellë në mish.
Gjarpërinjtë kanë 4 lloje dhëmbësh:
- aglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh nuk janë helmues. Të gjithë dhëmbët e kanë madhësinë të njëjtë, kanë formë të njëjtë dhe gjenden njësoj të shpërndarë nëpër gojë. Këso lloj dhëmbësh i kanë Colubrinae, gjarpërinjtë gjigandë boida, gjarpërinjtë e verbër typhlopidaedhe gjarpërinjtë e verbër të hollë leptotyphlopidae.
- proteroglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh i kanë disa dhëmbë helmues të cilët ndodhen në anën e përparme të nofullës së lartë. Dhëmbët helmues janë pak më të mëdhenj se dhëmbët e tjerë. Përfaqësuesit kryesorë të gjarpërinjve me këta dhëmbë janë gjarpërinjtë e detit hydrophiinae dhe naterat e helmuese Elapidae. Gjarpërinjtë më helmues në botë si p.sh. Taipani, gjarpëri më i helmues, e ka këtë lloj dhëmbi.
- opistoglyph: ndërtimi e dhëmbëve të këtyre gjarpërinjve është gati njëjtë me proteroglyph-in, por ndryshimi është se dhëmbët helmues gjenden në anën e pasme të nofullës së sipërme. Këta lloj dhëmbës kanë pamje mashtruese colubridae.
- solenoglyph: Këta lloj dhëmbësh gjenden në pjesën e përparme të nofullës së sipërme, por janë vetëm dy dhe kanë gjatësi më të madhe se dhëmbët e tjerë (varet nga lloji 3 deri në 6cm). Për këtë arsye kur gjarpri e mbyll gojën dhëmbët e tij palosen pas. Dhëmbët janë me birë në mes si gjilpërat (age) dhe nga këto vrima del helmi. Kur gjarpri kafshon, dhëmbët e tij rrotullohen 90 gradë para për t'ia mundësuar atij që dhëmbët të hyjnë sa më thellë në trupin e presë. Të gjithë viperët viperidae dhe oterët e gropave crotalinae i kanë këta lloj dhëmbësh.
Organet e brendshme
Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë. Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit. Kjo mund të shihet edhe nga jashtë kur merr frymë dhe trupi i zgjerohet nga ajo anë më shumë. Në anën e pasme mushkëria e gjarpërit shkon në formën e thesit. Me anën e këtij thesi gjarpëri mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehë shumë të madhe dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në thesin mushkërorë). Edhe mëlçia nuk është e formuar plotsisht, ajo ka vetëm anën e majtë, por shtrihet gati gati në të tërë trupin.
Zemra ndodhet ndryshe tek ata, ajo varet nga abitati ku ai jeton. Zemra e gjarpërit është e përbërë vetëm prej një dhome. Tek gjarpërinjtë të cilët jetojnë nëpër lisa zemra është më afër kokës,që edhe nëse gjarpëri zvarritet lart zemra të mund ta furnizojë trurin me gjak. Gjarpërinjtë të cilët jetojnë në tokë zemrën e kanë diku mbas 1/3 e trupit. Me zemren në këtë vend gjarpëri mund të ngrejë pjesën e përparme të trupit për një kohë të shkurtër. Gjarperinjtë e ujit e kanë zemren diku në mes të trupit. Kështu kanë mundësi që të qëndrojnë në ujë.
Laringu i gjarpërit është shumë i përdredhur çka e bën të mundur të zgjerohet shumë dhe kështu mund të gëlltisë edhe kafshë të mëdha.Edhe lukthi i gjarpërit ka formë të zgjatur dhe anash është me mure muskulozë. Në këtë vend prodhohen enzimat e tretjes.Këto enzima mund të tresin gati gjithçka përveç lëkuren e insekteve dhe keratinin (flokët, pendlat dhe thonjët).
No comments:
Post a Comment