Tuesday, May 6, 2014

A e dini se?


  1. Fituesja më e re e çmimit Oskar ishte Tatum O’Neal, vetëm dhjetë vjeçare kur fitoi çmimin për Protagonisten më të mirë në rol dytësor për filmin “Hëna prej letre” (Paper Moon) në vitin 1973.
  2. Paraliza gjatë gjumit – Besoni ose jo, trupi juaj paralizohet praktikisht gjatë gjumit, sipas të gjitha gjasave për të parandaluar trupin tuaj të ndalojë veprimet trupore që i sheh në ëndërr.
  3. Ushtarët egjiptas përdoreshin si forcë policore e mbrendshme. Ata madje mblidhnin taksat për Faraonin.
  4. Kur mumifikohej një trup, organi i vetëm i brendshëm i cili nuk hiqej ishte zemra, sepse egjiptasit mendonin se ajo është vendi ku rrinte shpirti.
  5. Filmat më të suksesshëm në historinë e Oskarit janë “Ben Huri”, “Titaniku” dhe “Mbreti i Unazave”: ‘Kthimi i Mbretiti’. Secili nga këta filma mori me vete 11 trofe– edhe pse ‘Kthimi i Mbretit’ ishte i vetmi film nga të sipërpërmendurit që mori me vete çdo çmim për të cilin ishte nominuar.
  6. Në vitin 1975, Junko Tabei nga Japonia u bë femra e parë që pushtoi majën e malit Everest.
  7. Houston Astrodome ishte stadiumi i parë i bejzbollit që kishte mbulojë mbi fushën e tij.
  8. Rrushi që ka degë jeshile është i freskët, ndërsa rrushi me degë më të errëta është i moçëm
  9. Singapori është vendi i vetëm në botë me vetëm një stacion treni.
  10. Fëmijët egjiptas nuk mbajtur fare rroba deri në kohën e adoloshencës. Temperatuat e larta e kanë bërë atë të panevoshjme.
  11. Kuptimi i ëndrrave nuk është ai që e shohim në ëndërr – Nëse ëndrroni për një çështje të caktuar, nuk do të thotë çdoherë që ëndrra ka të bëjë me atë çështje. Ëndrrat flasin me një gjuhë të thellë simbolike. Mendja e pavetëdijshme mundohet të krahasojë ëndrrën me diçka tjetër, diçka të ngjashme.
  12. Egjiptasit e pasur kanë mbajtur paruka përderisa klasa tjetër ka mbajtur flokë të gjata apo të lidhura bisht në të dyja anët e kokës. Deri në moshën 12 vjeçare, djemt kanë rruar kokën, përveç gërshetave të lidhura – kjo ishte një lloj mbrojtje nga morrat dhe myshkonjat.
  13. Filmi i parë i animuar i metrazhit të gjatë u lëshua në treg nga Disney Studios në vitin 1937. Ishte ky filmi “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat”
  14. Jean Genevieve Garnerin ishte parashutistja e parë femër që u hodh nga një balonë në vitin 1799.
  15. Taj Mahal në Agra të Indisë është nodshta dhurata më madhështore që është dhuruar ndonjëherë në shenjë dashurie. U ndërtua nga Perandori Mughalian - Shah Jahan në kujtim të grua së tij të bukur, Mumtaz Mahal