Mbretëria Spanjolle (spanjishtë dhe galishtë: Reino de España ose España; katalanishtë: Regne d'Espanya; baskishtja: Espainiako Erresuma) ndodhet në gadishullin Pirinej në Evropë. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe mini principaten e Andorrës. Pjesë të Spanjës edhe disa ishuj në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik.
Mbretëria e spanjollëve në gadishullin e pirinejve zë një sipërfaqe prej 509 990 km² (së bashku me ishujt Kanarie, Baleare, si dhe Ceuta dhe Melilla) në të cilën jetojnë 47 milion banorë. Mbretëria për kryeqytet ka Madridin (Madrid) he gjuhë zyrtare spanjishten.
Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të 1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri e trashëguar parlamentare, krye parë i shtetit është Mbreti ndërsa përfaqësues i popullit dhe ligjvënës është parlamenti (Cortes Generales)
Spanja përfshinë rrafshnaltat në brendi të saj (Kastilien e Re dhe të Vjetër të cilat ndahen nga vargmalet e kastilieve). Në pjesën veri perëndimore ndodhet bregdeti malorë i Galicisë, Asturisë dhe Baskisë, në veri lindje ndodhet lugina deri te Kami i Pirineve, pjesa lindore e bregdetit të Katalonisë, Valencia dhe Murcia. Në jugë ndodhet lugina e Andaluzisë me Sierra Nevadën (pjesa malore e Andaluzisë), më tutje ndodhen grupet e ishujve si Balaren dhe Kanareninet. Lumenjtë kryesorë në Spanjë janë Duero, Taho, Guadiana dhe Guadalkivir që derdhen në Oqeanin Atlantik dhe Ebro me Júca që derdhen në Mesdhe.
Popullsia dominohet nga spanjollët. Shumica e popullsisë janë besimtarë të fesë së krishterë (katolik).
Partner kryesor të tregtisë ka ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porte detare ndërkombëtare si p.sh. në Las Palmas de Gran Canaria, Barcelonë, Valencia, Malaga, Cadis, dhe Bilbao.
Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km² ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës.
Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km e gjatë.
Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides (spa.:Pico de Teide) në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie (ang.: Canary Islands).
Për shkak të pozitës gjeografike të Spanjës që e ekspozon vetëm pjesën veriore të saj ndaj rrymave ajrore tipike, klima e Spanjes është jashtëzakonisht e ndryshueshme nëpër rajone të ndryshme të saj. Ajo mund të ndahet në këto zona:
- Bregu verioro lindor I Mediteranit, (Katalonia, Valenca, dhe Ishujt Balerika) kanë verëra të ngrohta e herë herë të nxehta me dimra të butë po nganjëherë pak më të freskët. Kjo përputhet me një klimë mesatare mediterane.
- Bregu luglindor I Mediteranit (Alikante, Murcia dhe Almeria) kanë verëra të nxehta dhe dimra të butë e herë të ftohtë. Teritor shume I thatë ku shirat arrijnë deri në 150 mm në vit në Cabo de Gata që numërohet si vendi më i thatë në Europë. Kjo zonë klasifikohet në zonën me klimë Semiarde në kuptimin e reshjeve atmosferike.
- Bregdeti jugor I Mediteranit (zona bregdetare e Malagas dhe Grandas) kanë verëra të ngrohta dhe dimra shumë të butë. Temperatura mesatare vjetore qrrinë 20 gradë Celsius dhe ka lagështi të madhe. Klasifikohet si klimë subtropike.
- Lugina w Guadalquivrit (Sevilja dhe Kordoba) ka verëra shunë të nxehta dhe të thata dhe dimra të butë. Klimë e thatë.
- Bregu jug perendimor I Atlantikut (Cadiz dhe Huelva) ka verëra të këndshme dhe dimra të butë dhe mesatar. Klime relativisht e lagësht.
- Pjesa kontinentale e vendit (Madridi, Valladolid dhe Toledo) si dhe zona e luginës Ebro (Zaragoza) ka dimëra të ftohtë (që kryesisht varen nga lartësia mbidetare) dhe verëra të nxehta. Zonë me klime kontinentale, relativisht e thatë.
- Bregdeti verior I Atlantikut ose Spanja e gjelbër (Galicia, Asturias, Cantabria, Baskia bregdetare) ka klimë shumë të lagësht me verëra mesatare dhe dimra të ftohtë apo mesatar. Kjo kryesisht klasifikohet si klimë oqeanike.
- Pyrinea ka kryesisht klimë të lagësht me verëra të freskëta dhe dimra të ftohtë pjesë më të larta mbidetare të kesaj zone kanë klimë Alpine.
- Zonat e mbrojtura natyrore zene mbi 8% te siperfaqes se pergjithshme te vendit.
Karthaga dhe Roma në shekullin III para erës sonë e ndajnë gadishullin Iberik ndërmjet veti. Pas luftë së dytë punishte pason paqa nga 201-ta para erës sonë dhe Roma sundon pa kushtëzime deri me paraqitjen e popujve gjerman në këto anë në shekullin e V. Nga shekulli i V deri më 711 popujt si svebet/vandalët (sweben) gjerman depërtojnë në Spanjë dhe gotët perëndimorë ja arrin që të krijojnë një qendër sipas shembujve të Romës. Më 711 në sipërfaqen e Spanjës zbarkojnë arabët dhe pas tri viteve gadishulli Iberik shndërrohet në krahinë . Më 756 shpallet Emirati (nga 929 kalifati) Kordoba (Córdoba). Beteja e zhvilluar e quajtur Beteja e Kovadongës (Covadonga) nga evropianët merret si shenja e re – inkuizicioni krishterë dhe pason ri-pushtimi krishterë. Kështu gjatë shekulli VII / X në perëndim dhe veri krijohen mbretëri krishtere, Leon, Navarra, Katalonia, Aragoni dhe Kastilja, ndërsa Portugalia në shekullin e XI qëndron e pavarur. Sipas evropianëve (gjermanëve) faza vendimtare e inkuizicionit krishterë fillon nga shekulli i XI. Në këtë fazë pushtohet Toledo më 1031, Saragosa më 1118, Kordoba më 1236, Valencia më 1238 dhe Sevilja më 1248. Si luftëtar legjendarë i këtyre luftërave merret Heroi Nacional El Cid. Më 1469 Izabela e Kastileasë martohet me Ferdinantin II të Anagonisë dhe nga 1474/75 merren si mbretëri e Kastiljes e nga 1479 edhe Aragonisë. Kjo ishte edhe bërthama e zhvillimeve për krijimin e Spanjës.
Më 1480 hynë në fuqi Inkuizicioni ndërsa ë 1492 e pushtojnë Granadanë e cila ishte qendra e fundit e marunëve. Pas kësaj pason përndjekja e maurëve (los moros) dhe jahudive në ndërkohë K. Kolombi i angazhuar nga mbretëria zbulonë Amerikën. Mbretëria fillon kolonizimin e Amerikës dhe gjatë kësaj ndërmarrje i asgjësojë perandorinë e Actekëve dhe Inkave. Karli i I-rë (Si perandorë Karli i V-të) në këtë kohë e kishte lehtë të thoshte se në perandorin e tij Dielli kurrë nuk perëndon.Spanja është një shtet i përbërë por sipas kushtetutës nuk është federat. Ajo përbëhet nga 50 njësi administrative të quajtura provinca (org.: provincias) që grupohen në 17 njësi të quajtura komunitete autonome (org.:Comunidades autónomas) dhe dy qytete me një autonomi të shkallës së lartë.
No comments:
Post a Comment