Historia
Për shkak të klimës së përshtatshme që ka pasur Mesdheu, rrethina e tij, gjatë tërë kohës së ngricës së planetiti ishte i banuar. Veglat të ndërtuara nga thyrjet e gurit gëlqerorë janë gjurmët më të hershme arkeologjike të njeriut në këto anë. Vendplasime të këtyre veglave janë gjetur të siguruara në Algjeri (Ai-Hanech) dhe në jug të Francës (Shpella Vallonet). Kafka e njeriut, e gjetur në Algjeri (Ternifine) dhe veglat përreth saj, duken të jenë përfaqësuesit më të hershëm të Ahelenëve. Po si Ahelenët edhe Mosrurienët krijonin një qark të kulturës mesdhetare në kohën e hershme të gurit. Gjetjet më të shpeshta të skeleteve dhe pjesëve të njeriut neandërtaler janë bërë në rrethinën e Mesdheut. Rreth viteve 30 000 p.e.sonë, grupe të herëshme të para kohës së gurit u shpërndanë në këto anë dhe u përzien me grupe të Aurignacienëve.
Në meskohën e gurit, gadishulli i pirinejve, Afrika veriore dhe Sicilia paraqiten nën hijen e Kapsienëve.
Mesdheu përbënte një rrugë të rëndësishme për tregtarët dhe udhëtarët e kohëve të lashta, duke lejuar shkëmbimet tregtare dhe kulturore midis njerëzve të rajonit — banorëve të Mesopotamisë, Egjiptit, Semitëve, Persianëve, Feniksave, Kartagjenasve, Grekëve, Aziatikëve, Romakëve dhe kulturave të ndryshme maore. Historia e krahinës mesdhetare është thelbësore për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e shumë shoqërive moderne.
No comments:
Post a Comment