Kolumbia gjendet në pjesën verilindore të kontinentit Amerikano-Jugor.Kolonizatorët spanjollë arritën në këtë rajon rreth viteve 1500, duke gjetur fiset indigjene Chibchas (apo Muiscas) dhe Taironasit. Spanjollët krijuan disa koloni të cilat më vonë u kthyen ne provinca duke formuar Grenadën e re si bërthamën e parë dhe më pas duke filluar nga viti 1717 si nën mbretëri. Kjo nën mbretëri përfshinte provinca të ndryshme të cilat deri ne atë kohë i përkisnin juridiksionit të nën-mbretërisë së Spanjës së Re dhe Perusë.Kolumbia ndahet ne 5 rajone te mëdha. Karaibet, Pacifiku, Andet, Oriniket, dhe Amazonia. Kolumbia është shteti i vetëm amerikanojugor qe laget nga dy oqeanet : Atlantik dhe Paqësor. Ne rajonin juglindor te vendit shtrihen hapësira te mëdha fushe, te mbuluara nga bimësia e savanave dhe e pyjeve te dendura ekuatoriale. Ne perëndim shtrihen vargmalet e Andeve qe pasohen ne drejtim te veriut nga disa zona kodrinore e fushore.
No comments:
Post a Comment