Inxhinieri holandez, Jarno Smets, pasi ka montuar krahët ecën me vrap në një park në Hagë dhe papritur ngrihet në ajër duke fluturuar për 90 metra.
Smets pretendon se është njeriu i parë që fluturon si zog pa motor reaktiv dhe pa helika, transmeton Start njoftimin. Në vend të tyre ai përdor krahët që amplifikojnë muskujt e tij. Sensorët e lëvizjes nga Nintendo WII transferojnë veprimin në motorët e krahëve.
Inxhinieri 31-vjeçar deklaron se fluturimi i tij nuk është akt heroik magjepsës porse vetëm një projektim i zgjuar. Pajisjet wireless në krahë funksionojnë si amplifikatorë të krahëve të Smetit, duke bërë të mundur që të përplasë krahët në një mënyrë që do të ishte e pamundur për një njeri normal.
Duke përdorur teknologjinë wireless dhe përshpejtuesin, Smets ka kapërcyer një problem tepër të vështirë që ka bërë të dështojnë të gjitha projektet e mëparshme duke filluar që nga koha e Leonardo Da Vincit.
“Që në vogëli jam frymëzuar nga pionierët si Otto Lilienthal dhe Leonardo da Vinci”, thotë Smeets.
Shtypi britanik thotë se projekti është zhvilluar në gjashtë muaj. Smeets ka hedhur online progresin e bërë me programin e tij dhe ka marrë këshilla.
No comments:
Post a Comment