Friday, February 14, 2014

Amerika Jugore

Amerika Jugore është me një sipërfaqe prej 17.843.000 km² dhe një popullsi prej 355.070.540 banorësh, kontinenti i katërt më i madh i tokës.
Amerika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit të Amerikës. Ajo shtrihet ndërmjet detit të Karaibeve, në veri, Oqeanit Atlantik, në lindje dheOqeanit Paqësor, në perëndim. Është i vetmi kontinenticili i afrohet më shumë Antarktikut – 1000 km. Ekuadori e ndan në dy pjesë jo të barabarta. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në Hemisferën jugore. Sipas formës dhe pozitës gjeografike, i ngjan shumë kontinentit të Afrikës.
Amerika Jugore gjendet larg rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare, ujore dhe ajrore, dhe larg kontinenteve të zhvilluara. Me Amerikën e Mesme lidhet me kanalin e Panamasë dhe detin e karaibeve, ndërsa Oqeani Atlantik e lidh me Afrikën dhe Evropën. Amerika Jugore bashkë me Amerikën e Mesmendryshe quhet Amerika Latine, për shkak se fliten gjuhët spanjolle dhe portugeze.Relievi i Amerikës Jugore është shum i ngjashëm me relievin e Amerikës Veriore. Në relievin e Amerikës Jugore dallojmë tri tërësi natyrore: MaletAnde, Ultësirat Qendrore dhe Pllajat e Guajanës, Brazilit dhe pllajën e Patagonisë.
  • Andet (Kordileret) janë vargmale të rrudhosura të cilat kanë shtrirje përgjatë bregdetit perëndimor të Oqeanit Paqësor në një gjatësi prej 7200 km.
Andet janë mjaft labile dhe njëherësh janë zonë vullkanike.
Vullkane aktive dhe më së shumti të shuara ndërmjet Kolumbisë dhe Ekuadorit. Vullkani më i njohur është Chimborazo. Anët lindore të Andeve janë të pasura me minerale, ndërsa në Andet veriore janë të vendosura vendbanimet me lartësi më të madhe mbidetare në botë. Chimborazo është maja më e lartë malore në Ekvador, me një lartësi 6,267 metra, vullkan i shuar, ju takon vargmaleve të Andeve. Sipas disa gjeografëve , Chimborazo është maja më e lartë në botë (nëse llogaritet lartësia nga bërthama e Tokës, e jo lartësia mbidetare). Kjo është për shkak se Toka nuk është krejtësisht sferike, por është e zgjeruar në ekuador dhe e shtypur në pole. Për shkak të zgjerimit (i cili arrin rreth 20 km) maja Chimborazo e cila ndodhet pothuajse në ekuator, e që është më larg nga bërthama e Tokës - mesi i Tokës se sa Mali Everest. Edhe majat e tjera të larta malore janë më larg nga mesi i Tokës se sa Mali Everest.
Aconcagua (në gjuhën spanjolle Cerro Aconcagua) është një mal në Argjentinë jo larg nga kufiri me Kilin me majën me të njejtin emër Ande 6.960 metra në hemisferën jugore.
  • Ultësira Qendrore
  • Fusha e Orinokos
  • Fusha e Amezonit
  • Fusha Grand Çakos
  • Fusha e La Platës
  • Rrafshnalta e Guajanës
  • Pllaja e Brazilit
  • Rrafshnaljta e Patagonisë

Amazoni (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazoni rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonit gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim perëndimor. Amazoni i ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazoni bashk me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonit me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykderdhja Javari e deri te grykderdhja Rio Negro, Amazoni bartë emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300 000 m kub në second (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s). Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazon e zbuloi në vitin 1541 dhe e kaloi hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana në vitin 1542.
Bota bimore dhe shtazore e Amerikes Jugore është e lidhur ngusht me kushtet klimatike. Ato kanë mundësuar që bota bimore dhe shtazore e Amerikës Jugore të jetë shumë e pasur, e zhvilluar dhe e llojllojsme.
Zona e pyjeve ekuatoriale, shtrihet në dy anët e ekuatorit . Kjo zonë është e pasur me pyje të pashkelura, që nga vendasit quhen selvase.
Në veri dhe në jug të pyjeve ekuatoriale rriten kullotat e larta. Krahinat me bar të lartë në rrjedhën e Orinokos , quhen lanose, ndërsa në Rrafshnalten e Brazilit quhen me emrin kampose.
Druri tipik i savaneve është druri shishe që ka formën e një shisheje ku grumbullohet lagështia për stinën e thatë . këtu kultivohen kafeja, kallamsheqeri, kakao, etj.
Gjarpëri më i madh dhe më i rrezikshëm është Anakonda, i gjatë 100 m.
Duke shkuar në jug të Amerikës Jugopre, savanet zëvënsohen me barishta të ulta, që popullsia vendase i quan pampase.
Pampaset zënë sipërfaqe të mëdha në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj. Ky rajon është i përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë dhe është rajon i drithërave dhe bimëve industriale.

No comments:

Post a Comment