Misteri i Trekëndëshit te Bermudës
Profesor Joseph Monaghan dhe studenti David May nga Universiteti Monash në Australi, në bazë të hulumtimit oqeanografik, zbuluan se në fund të detit në zonën midis bregdetit të Porto Rikos, në brigjet juglindore të Majamit dhe Bermudes, të cilat e përbëjnë trekëndëshin e imagjinuar misterioz, ka sasi të konsiderueshme të metan-hidratit dhe gjurmë të shumta të erupsioneve, bënë të ditur SEEbiz.
Në territorin e diskutueshëm ndodhin erupsione të metanit, ku pas lëvizjeve tektonike, ai del përmes të çarave në fundin e detit dhe i formuar në fluska të mëdha që përhapen udhëton më tej në sipërfaqe të detit.
Monaghan dhe May pohojnë se flluskat e tilla të mëdha, në kohën kur ato dalin në sipërfaqe, mund të përmbysin anije të mëdha dhe i njëjti gaz, kur hynë në motor të aeroplanit, në kohën kur ai fluturojnë mbi fluskat, mund të shkaktojë dëme të rënda në motor dhe rrëzimin e aeroplanit në det.
Gjatë viteve 60-te të shekullit të kaluar, studiuesi Ivan T. Sanderson ka preçizuar dhe shënuar të gjitha vendet në botë ku janë regjistruar zhdukjet misterioze të anijeve dhe aeroplanëve.
Përveç trekëndëshit të Bermudes, konstatoi Sanderson, zhdukje të ngjashme të pashpjegueshme ndodhën edhe në disa pjesë të Detit të Japonisë dhe të Detit të Veriut, në mes të Evropës kontinentale dhe Britanisë së Madhe.
Në të gjitha këto vende janë kryer hulumtime oqeanografike në fundit të detit, gjë që konfirmuan ekzistencën e sasive të mëdha të metan-hidratit dhe gjurmëve të erupsioneve, të cilat konfirmuan hipotezën e Joseph Monaghan dhe David May – bënë të ditur SEEbiz.
Lista e zhdukjeve
Lista e rasteve është e gjatë. Disa ndër këto raste janë dhe këto më poshtë:
Futurim 19
Rasti Fluturimi 19 (ang.:Flight 19) është më i dokumentuari dhe më i përmenduri në historikun e trekëndëshit. Në këtë rast thuhet se janë zhdukur gjashtë aeroplan amerikanë pesë prej të cilëve ishin aeroplanë bombardues dhe një vëzhgues.
Makina fluturuese e pasagjerëve Douglas DC-3
Zhdukja e DC-3-shi ka ndodhur më 28 dhjetor 1948. Kjo makinë fluturonte nga Puerto Rico në Miami dhe transportonte 36 persona. Thuhet se lajmi i fundit që vinte nga piloti i makinës Bob Linquist ishte: Gjendemi 50 milje në jug të Majamit, dritat e qytetit po shihen. Pak kohë pas këti lajmërimi makina është zhdukur.
Marine Sulphur Queen
Më 1963 është zhdukur së bashku me ekipin prej 39 anëtarëve anije-bartësja Marine Sulphur Queen. Në bazë të sendeve të gjetura nga gjurmimet dhe lajmërimit të fundit të pranuar duket se fatkeqësia/zhdukja e kësaj anije ka ndodhur diku jashtë trekëndëshit të famshëm. Anije-bartësja e moçme, 20 vjeçare ishte ngarkuar në një port të Teksasit (Beaumont) më 2 Shkurt 1963, ndërsa lajmi i fundit nga anija është dëgjuar më 4 Shkurt diku rreth orës 1:30. Një ditë pasi anija nuk kishte mbërritur me kohë në portin e Virgjinias (Norfolk) është ndërmarrë një aksion i madh gjashtë ditësh për gjetjen e anijes. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar më se 350.000 katrorë milje detare. Sigurimi bregdetar amerikan thoshte se brenda kësaj hapësire, po të kishte qenë anija mbi sipërfaqen e detit shanset për të gjetur ishin 95%.
Gjatë gjurmimeve janë gjetur pjesë të vogla, si goma dhe xhaketa për shpëtim të anijes. Po ekziston edhe mendimi që lënda që barte anija (15.000 tonelata sulfur të lëngët) të ketë shpërthyer dhe të ketë fundosur anijen, mirëpo edhe më këtë rast nuk ka shpjegim.
No comments:
Post a Comment