Saturday, February 1, 2014

Satelitet zbulojn disa rrath të quditshëm pranë piramidave në Egjipt


Disa ditë me pare, ne vazhden e studimeve hartografike sistematike, te realizuar nga satelite te sofistikuar mbi vendet simbol te qyteterimit egjiptian, janë lajmeruar ca unaza te çuditshme me formë persosmerisht rrethore dhe te pambyllura ne një hapësirë prej peseqind metrash 1 kilometer ne jug te rrafshines se Gizes.

Pak qindra metra nga Sfinksi, dhe ne linjë me te simbas një vertikaleje veri jug, janë zbuluar një duzine figurash rrethore nga telekamerat e fuqishme te satelitit vezhgues: mbi terren ato shfaqen te mezidallueshme, te molisura nga kalimi i shekujve dhe nga veprimi i pareshtur i eres, e cila ka niveluar shkretetiren kompakte por te therrmueshme. Megjithatë s'është e vështirë te besohet se, ne zanafillen e vet, duhej te kenë ekzistuar hulli me te qarta, me te mirepercaktuara dhe me te shquajtshme me sy te lirë edhe ne nivelin e rrafshines se shkelur.

Perballe një zbulimi te tillë, te pazakonte, ende deri me tash nuk janë bërë interpretime qe mund t'i konsiderosh te padyshimta, por megjithatë as Egiptologjia zyrtare nuk është deklaruar ende. Zahi Haeass, Drejtori i Këshillit te Pergjithshem te Antikitetit ne Kajro dhe dhe nismetar i studimit hartografik satelitor te vendeve arkeologjike (me mbeshtetjen e nevojshme edhe nga National Geographic), nuk ka deklaruar ende ndonjë shpjegim bindes në lidhje me këtë fenomen.

Gjithsesi, shkencetaret hulumtues te Këshillit te Pergjithshem te Antikitetit te Kajros ngulmojne se nuk ka arsye për të mos besuar se ky zbulim ka lidhje me botën e larmishme mitologjike dhe religjioze te Egjiptit Antik, ndaj dhe duhet shpjeguar me elemente qe përfshihen ne botën e faraoneve. Ka nga ata qe pranine e rratheve do të donin ta lidhnin me Sfinksin, i cili, me gjase, nëpërmjet figurash te tilla te thjeshta do mund te pasurohej dhe legjitimohej ne funksionin e tij si ruajtes i mjedisit te shenjtë te varreve te rrafshines se Gizes.

Rrathet e zbuluar tash se fundmi lidhen me këtë statuje gjysmenjeri gjysmeluan (ne vazhden e dhjetë viteve reastaurim janë zbuluar katër tunele ne trupin e sfinksit, te gjithë te shpjeguar si funksionale për strukturen). Fakti qe rrathet e rinj janë ne një aks me sfinksin dhe dallohen se nuk janë vendosur ne mënyrë te rastesishme, mund te na beje te mendojmë qe mund te kenë patur ndonjë funksion astronomik e se do të jenë realizuar duke u orientuar mbas ndonjë yllesie, e cila astronomeve te oborrit do t'u jetë shfaqur qartësisht e dukshme ne kupen qielore.

Duke u shtyre edhe me tej ne interpretimin e figurave të reja gjeometrike, nuk kemi si të mos permendim një tekst te rëndësishëm te sarkofageve, i cili daton ne kohën e Mbreterise Antike (gjë qe domethënë se është bashkekohes me ndërtimin e sfinksit, i cili qe ngritur nga faraoni Kefren diku rreth vitit 2500 para Krishtit). Teksti është shkruar me hieroglife egjiptiane dhe thotë kështu: «Isha ai qe lindi si një rreth».
Dime qe ne mitologjine egjiptiane, për te thjeshtuar konceptet teogonike, universi i tërë gjendej i shtrire ne

Egjipt dhe kesisoj qe hyjnizuar. Kështuqë rrethi, ne raport me format e tjera gjeometrike, nuk do të këtë qenë tjetër veçse paraqitja e Universit ne castin e shperthimit ne errësirë te koherave. Veç kësaj lindja e universit me nekropolin e gjerë rezultonte logjike, sepse ishte vendi qe egjiptianet e konsideronin burimin e jetës se ameshuar; e shihnin të ndryshme nga ekzistenca tokësore por absolutisht te permbyllur ne teresine e te krijuarit. Një lidhje e tillë, absolutisht e respektueshme me mendimin religjioz te këtij qyteterimi antik, do t'i mekonte limfen jetësore kujtdo qe do të dëshironte të sugjeronte një interpretim ezoterik te figurave rrethore e do ta përcillte zbulimin ne hulline e faraoneve antike dhe te nenshtetasve te saj.

No comments:

Post a Comment