Semundja me e re ne bote eshte teknostresi. Varesia ndaj rrjeteve sociale dhe sidomos ndaj Facebook ka prekur shume njerez, te cilet nuk po mendojne aspak per te keqijat qe ky “virus” i fshehur i sjell shendetit te tyre. Si e gjeti Shqiperine 10-vjetori i krijimit te Facebook? Tashme e dime mire se teknologjia ne keto vitet e fundit ka bere hapa gjigante: smartphone-t, tablet-et dhe aplikacionet e ndryshme jane pjese e pandare e jetes sone, deri ne ate pike sa ne nuk mund te
bejme me pa to.
Teknostresuesit
Me kete neologjizem perkufizohen te gjithe ata persona qe tanime e kane transferuar jeten e tyre ne duart e teknologjise, deri ne ate pike saqe jane kompjuteret, tablet-et apo smartphon-et ata te cilet u “thone” se çfare duhet te bejne per çdo gje: ne ndjenja, ne pune, ne seks etj. “Teknostresi” eshte nje lloj patologjie qe vjen nga perdorimi i tepert dhe i njekohshem i informacioneve. I pari i cili ka folur per kete “semundje” te re ka qene psikologu amerikan Graig Broad, 28 vjet me pare. Per kete problem ai ka publikuar librin “Technostress”. Po cilat jane simptomat e verteta te kesaj
semundjeje? Ne te vertete jane te shumta (dhe mjaft shqetesuese): dhembje koke, hipertension, ankth, sulme paniku, ulje perqendrimi, çrregullime gastrointestinale dhe kardiovaskulare, depresion dhe humbje e deshires seksuale.Sa keq ben Facebook-u? Facebook dhe Twitter jane tashme nje “fiksim” i njerezve, deri ne ate pike sa shume agresione per motive xhelozie lidhen me pergjimin e partnereve ne keto rrjete sociale. Por jo vetem kaq, faqet e internetit shuajne madje edhe deshiren seksuale: 16 per qind e meshkujve italiane nuk kane me as fantazi dhe as deshire seksuale. Gjithçka kane nevoje e gjejne ne YouPorn ne faqet e ndryshme te Facebook dhe ne faqe te tjera virtuale me gra te njohura vetem per nje “pune”.
Renia e deshires seksuale nder te tjera ka shqetesuar ne menyre te veçante mjeket dhe psikologet e te gjithe botes: duke e bazuar jeten seksuale vetem ne ueb, ne jeten reale jane te shumte çiftet qe nuk gjejne harmonine e pritur dhe te deshiruar. Varesia nga rrjetet sociale provokon edhe çrregullime te stresit, te tilla si dhembje koke, pagjumesi dhe nervozizem. Tashme eshte rasti te thuhet se mjeket, psikologet dhe spitalet do te kene mjaft “pune” per te sheruar keta lloj te “droguarish”, ashtu siç ndodh ne Çikago, ku ekziston qendra e pare e dektosifikimit nga “internetvaresia”. 10-vjetori i Facebook! 1.23 miliarde perdorues aktive ne te gjithe boten Facebook mbushi dje 10 vjet. Drejtori dhe themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg e krijoi TheFacebook me 4 shkurt te vitit 2004, ndersa dje ai postoi nje kronologji te viteve te rrjetit social per te reflektuar mbi dekaden e kaluar. Ne postimin e tij ne Facebook, Zuckerberg tha se “eshte e rralle mundesia per te prekur jetet e kaq shume njerezve” dhe se ai eshte “shume mirenjohes” qe eshte pjese e ketij udhetimi. Zuckerberg thote se Facebook u rrit nga nje deshire per ta lidhur boten, dhe ky fokus e ka ndihmuar rrjetin social qe te rritet aty ku eshte sot. Gjate prezantimit te raportit te fitimeve te kompanise per tremujorin e katert, javen e kaluar, Facebook zbuloi se kishte 1.23 miliarde perdorues mujore aktive, 757 milione perdorues ditore aktive, 945 milione perdorues mujore aktive nga pajisjet mobile dhe 556 milione perdorues ditore aktive nga pajisjet mobile.Facebook-u “semundja” qe solli demokraci rinore shqiptare
Po ne Shqiperi çfare po ndodh me kete rrjet social? Edhe pa pasur nevoje per statistika konkrete, eshte e kuptueshme qe gjate dy viteve te fundit, ne vendin tone nuk ka mbetur asnje familje e cila nuk ka te pakten nje anetar perdorues te tij. Facebook tashme mund te quhet me plot gojen “realiteti me i ri” apo trendi shqiptar. Ne te perdoruesit, te cilet jane nga shtresa te ndryshme te shoqerise, shkruajne gjithçka ndodh rreth tyre dhe nga ta. Kjo eshte pikerisht ajo çka i diferencon nga perdoruesit e huaj te Facebook. Duhet pranuar se shqiptaret u treguan dhe vazhdojne te tregohen “te etur” per kete rrjet social duke qene se ai po “konkurron” fuqishem jeten e tyre reale. Ne fakt te mirat dhe te keqijat qe ai u ka sjelle
shqiptareve jane te shumta dhe te larmishme. Jam e bindur qe te gjitheve ju tani po ju vijne nder mend.Do te doja te ndalesha tek e mira me e madhe dhe me e veçante qe ai u solli sidomos te rinjve shqiptare. Besoj se te gjithe e mbajne mend situaten e mundesise se sjelljes se armeve kimike te Sirise ne Shqiperi. Alarmi (i drejte ose jo) i pushtoi te gjithe, por ishte shpirti aktiv i protestes se te rinjve ai i cili u tha “jo” atyre me 15 nentor 2013. Facebook mund te thuhet se ka luajtur rolin kryesor ne “nderlidhjen” midis te rinjve per t’u organizuar ne protesten me te madhe paqesore dhe demokratike te ndodhur pas viteve ‘90 dhe ‘2000. Po e keqja me e madhe, cila eshte? Perveç luftes per rikthimin e
vlerave humane, mirenjohjes dhe dashurise ne teresi, shqiptaret duhet te luftojne edhe “semundjen e re Facebook”.
No comments:
Post a Comment