Tuesday, February 18, 2014

Aeroplani

Aeroplani është një mjet transportues ajror. Aeroplani ose avioni është një makinë më e rëndë se ajri ku lëvizja e krahëve në krahasim me makinën nuk përdoret për të krijuar ngritje. Të gjithë aeroplanët përveç gliders marrin fuqinë prej motorit. Aeroplanët përfshijnë një numër të madh të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe aeroplanëve argëtues e deri te transportues e udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy domosdoshmëri për të gjithë aeroplanët janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e aeroplanit, dhe një zonë për ulje. Shumica e aeroplanëve iu duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për të bërë mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, mallrave, dhe/ose pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në tokë, disa e bëjnë këtë në borë apo ujëra të qetë.
Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit. Avionët reaktiv komercial mund të arrijnë shpejtësi prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike.

Aeroplanët konvencional

Aeroplanët konvencional – prej atyre të vegjël si Cessna 210 dhe Beech Bonanza deri te ata gjigantë si Antonov 225 – përbëhet prej trupit, një apo më shumë krahë për të krijuar shumicën e ngritjes, një sipërfaqe horizontale dhe një vertikale në bisht për stabilitet.

Pjesët e palëvizshme

  • Krahu i ngjitet trupit të aeroplanit. Zakonisht aeroplanët kanë një strukturë krahu që ndahet në atë të djathtë dhe të majte. Ka edhe raste kur aeroplanët kanë krahë të dyfishtë apo trefishtë.
  • Rezervuari i karburantit ndodhet në krahë ose në vetë trupin e aeroplanit.
  • Motori apo motorët e aeroplanit shërbejnë për ta shtyre aeroplanin në tokë apo në ajër. Llojet e motorëve janë turbinë, piston dhe radiale. Motorët ndodhen nën krahë, mbi krahë, në trup, apo në bisht ngjitur në stabilizatorin horizontal.

Pjesët e lëvizshme

  • Ailerons janë sipërfaqe të lëvizshme në fund të krahit. Këto dy pjesë veprojnë në mënyre të kundërt për ta ndërruar drejtimin e aeroplanit.
  • Elevator ndodhet në bisht si zgjatim i stabilizuesit horizontal dhe përdoret për ta kontrolluar kthimin përgjatë bushtit lateral.
  • Rudder ndodhet në stabilizuesit vertikal dhe kontrollon lëvizjen rreth boshtit vertikal.
  • Ingrazhi i uljes mundëson që aeroplani të ulet dhe ngritet. Kjo pjesë zakonisht tërhiqet gjatë fluturimit për të ndihmuar aerodinamiken; aeroplanët e vegjël mund ta kenë këtë pjesë të palëvizshme apo kanë ski që mundësojnë ulje në ujë apo borë.
  • Flaps janë shtojca të krahut që përdoren për ta mbajtur aeroplanin në ajër në shpejtësi të vogla.

Fluturimi

Aeroflot Sukhoi Superjet 100-95 RA-89002 SVO 2012-4-6.png
Aeroplani fluturon falë reaksioneve aerodinamike që ndodhin kur ajri kalon mbi krahë. Pjesa e sipërme e krahut është e lakuar, ndërsa pjesa e poshtme e krahut është më pakë e lakuar ose e drejte. Kjo formë krijon ngritje kur krahu udhëton në ajër.
Ngritja krijohet kur një rrymë ajri kalon përbri diçkafit që e dërgon atë teposhtë. Forca e krijuar nga ky refuzim i ajrit krijon një forcë të njëjtë me drejtim të kundër tenda në krahë sipas Ligjit të Tretë të Njutonit.
Pothuajse çdo formë e krahut mund të krijoj ngritje përderisa është e lakuar apo në kënd në respekt me rrymën e ajrit. Mirëpo, qëllimi kryesor është të gjendet forma e krahut që prodhon më së shumti forcë ngritëse pa e rritur shumë pengesën.

Tipet e aeroplanëve

Aeroplanët e vjetër dhe të vegjël përdorin motorë me djegie të brendshme që sill një helikë për të krijuar shtyrje. Këta janë të qetë, por fluturojnë ngadalë dhe nuk kanë kapacitet bartës në krahasim me reaktiv aeroplanët e të njëjtës madhësi. Mirëpo, ata janë shumë më të lirë dhe më ekonomik se aeroplanët reaktiv dhe opsioni më i mirë për njerëz që dëshirojnë të transportojnë pasagjerë dhe/ose sasi të vogël malli. Këta po ashtu janë në pronësi private të pilotëve.
Avionët turboprop janë një kryqëzim në mes helikës dhe reaktivit: ata përdorin një turbinë ngjashëm me një reaktiv për të sjellë helikat. Këta avionë janë të popullarizuar në avionë të vegjël udhëtarësh që fluturojnë në udhëtime të shkurta.
Aeroplanët reaktiv përdorin turbina për të krijuar shtytje. Këta motorra janë shumë më të fuqishëm se motorët me djegie të brendshme. Si rezultat, ata kanë kapacitet bartës më të madh dhe fluturojnë më shpejtë se aeroplanët me helikë. Një mangësi e këtyre është se krijojnë zhurmë.
Avioni reaktiv u zhvillua në Angli dhe Gjermani më 1931. Avioni i parë i këtij lloji ishte Heinkel He 178, i cili u testua në Gjermani më 1939. Më 1943 Messerschmitt Me 262, avioni reaktiv i parë ushtarak hyri në shërbim në forcën ajrore gjermane Luftwaffe. Më 1950, aeroplani britanik De Havilland Comet hyri shkurt në shërbim por u tërhoq pas disa aksidenteve me kabinën.
Aeroplan trup-gjerë si Airbus A340 dhe Boeing 777, mund të bartin qindra udhëtar dhe disa ton mallra, dhe mund të udhëtojnë në distanca deri në 13 mijë kilometra. Avionët reaktiv posedojnë shpejtësi fluturuese të madhe (700 to 900 km/h) dhe shpejtësi të lartë të uljes dhe ngritjes (150 to 250 km/h). Për shkak të shpejtësisë së madhe që nevojitet për ulje dhe ngritje, reaktivi përdor zgjatime të krahut për të kontrolluar liftin dhe shpejtësinë, dhe ka shtytje të kthyeshme (thrust reverser) që gjuan ajrin përpara për të ngadalësuar aeroplanin, si dhe frena të rrotave.
Aeroplanët supersonik tani përdorën për qëllime ushtarake. Concorde, një avion civil supersonik ka ndërprerë shërbimin më 26 nëntor 2003. Problemet e veçanta te këta avionë si thyerja e murit të zërit dhe sasia e madhe e karburantit që djegin i bëjnë ata joekonomike.

Lista e modeleve kryesorë të aeroplanëve

Transportues civil

Një Boeing 747-200.
Një Airbus A-330.

Ushtarak

No comments:

Post a Comment