Thursday, February 27, 2014

Gold-AG

Reperi Gold AG është marrë në pyetje nga policia e Kosovës për shkak të gjuhës së përdorur dhe shprehjeve fyese ndaj disa fytyrave të skenës politike kosovare në një këngë të tij të fundit
Djaloshi nga Presheva, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë, së fundi ka lansuar këngën “Shqiptar”, ku mes tjerash tall presidenten Atifete Jahjaga, politikanët Berat Buzhala, Ragmi Mustafa dhe Dardan Gashi, si dhe ish-këshilltarin e presidentes, Ilir Deda.
Sot ai ka vizituar stacionin e policisë në Prishtinë, ku është thirrur si i dyshuar për veprën penale nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, siç shihet nga fotot e realizuara nga Telegrafi, ishte i shoqëruar në stacionin policor edhe nga avokati i tij Haxhi Millaku.

Wednesday, February 26, 2014

Barcoleta

Një grua e qëllon të shoqin me tigan.
Burri: Çka pate oj gru ?
Gruaja: E gjeta një letër në xhepin tënd me emrin Maria!
Burri: Mora pjesë në një garë javën e kaluar dhe Maria e quanin kalin.
Gruaja: Ua, më fal!
Ditën tjetër gruaja e qëllon prapë burrin me tigan.
Burri: Po tani çka ke moj grua ?
Gruaja: Kali po të kërkon në telefon!! 

Hajni në Gjykatë
Gjykatësi: Nëse i kthen paret që i ke vjedh ta ulim denimin?
Hajni: Me pasë dashtë une mi kthy paret kisha marrë kredi!

Po hyn Zyli te bukëpjekësi 
Zyli: Ama ni bukë! 
Bukëpjekësi: Çfare e do, të bardhë a të zezë?
Zyli: Ska lidhje, unë nuk jam racist. 

2 Policë shkonin për ditë në një FastFood dhe hanin hamburger.
Pas disa ditësh i zoti i FastFood-it sheh vetëm një polic që porosiste!, dhe e pyet,
Ore po polici tjeter ku mbeti?
Eeee... i thotë polici, ai ka dalë nga mbrapa FastFood-it, se dje kishte dhimbje te dhemballa, dhe i tha dentisti që duhet të hash nga ana tjeter! 


Burri pyet gruan: ku i kam qorapat e bardha? 
Gruja pas disa thirjeve përgjigjet: M'ke lodhë me ato qorapa t'bardha, nuk e di ku i ke, gjeji vet!
Shkon e pyet nanen e vet: Oj Nanë mos e din bre ti ku i kam qorapat e bardha?
Nana: Auuu bir m'ke lodh me ato qorapa t'bardha, nuk e di ku i ke lanë, gjeji vet!
Burri nervoz ia kthen: Nuk e dini a? .. normal që nuk e dini se ment krejt te seksi i kini ju!

Në një shtëpi jetojnë një qift i sapo martuar e sipas traditës ata nuk duhej ti flisnin njëri-tjetrit 7 ditë.
Në mbrëmje gruaja gjen një letër mbi tavolinë që shkruante: "E dashur, më zgjo nesër në ora 6:00 se kam për të shkuar në punë"!
Të nesërmën burri zgjohet në ora 9:00 dhe tek koka gjen një letër që shkruan: "I dashur, zgjohu se u bë ora 6"!

Viber

Gjiganti japonez i tregtisë elektronike, “Rakuten Inc”, i kontrolluar nga miliarderi HiroshiMikitani, do ta blejë aplikacionin për thirrje dhe porosi “ViberMedia Inc” për 900 milionë dollarë, marrëveshje kjo që do ta pothuajse tre-fishojë numrin e përdoruesve në këtë perandori digjitale.

Rakuten ofron shërbime nga financat e deri tek platforma e saj e tregtisë online, dhe është kompania më e madhe e këtij lloji në Japoni.

Platforma Viber, me pronësi private, e udhëhequr nga Qipro nga sipërmarrësi izraelit Talmon Marco, do t’i shtojë edhe 300 milionë përdorues rrjetit ekzistues tëRakuten prej 200 milionë përdoruesish, ka thënë Mikitani, transmeton Koha.

“Kjo blerje... do ta çojë Rakuten në një nivel tjetër”, ka thënë Mikitani, i cili është gjithashtu edhe shef ekzekutiv i kompanisë.

Ai ka thënë se për kompaninë që ai drejton ka qenë e pamundur zhvillimi i një sistemi të këtillë për thirrje dhe porosi.

Viber është një prej pesë aplikacioneve më të shkarkuara në botë, ndërsa tregjet e tij më të mëdha janë SHBA-të, Rusia dhe Australia.

Ndryshe, blerja e plotë nga Rakuten pritet të kompletohet në fund të muajit mars, kanë bërë me dije të dy kompanitë.

Gold-AG

 Gold AG shifra rekord me këngën   “Shqiptar” (VIDEO)









Kënga më e re e
 Gold AG, “Shqiptar”, ka kaluar shifrën prej 1.3 milion shikimesh në YouTube.
Reperi nga Presheva, i cili nxiti reagime të shumta për tekstin e kësaj kënge, ka arritur të joshë vëmendjen e publikut duke bërë që videoklipi i tij brenda katër ditësh të shikohet mbi 1.3 milion herë.
Gold AG shkaktoi polemika të mëdha me projektin e tij që përmban fjalë të rënda për Atifete Jahjagën, Ragmi Mustafën, Ilir Dedën dhe Berat Buzhalën.
Ndërkohë që edhe disa nga të fyerit dhe personalitete nga fusha të ndryshme kanë reaguar ndaj tekstit të kësaj kënge.Kënga e AG-ut duket se nuk ka të ndalur pasi cdo 10 minuta rriten me mira klikime.

Saturday, February 22, 2014

Laptopi

Laptopi është kompjuter i lëvizshëm personal i cili mund të punojë me elektricitet por edhe bateri. Janë më të vegjel sedesktop-ët por mund të lëvizen lehtësisht nga një vend tek tjetri. Kjo veti i bën ata mjaft të pëlqyeshëm.Kompjuterat Laptop apo Notebook nga pikepamja e fuqise perpunuese te informacionit jane te ngjashem me kompjuterat personale. Ketu perdoren procesore te vecante te cilet prodhojne pak nxehtesi dhe konsumojne me pak energji elektrike.

Kompjuteri

Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzueseKompjuterquajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.Ka tre lloje kompjuterash: analogëshifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.

Superkompjuterët

Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut.

Kompjuterët Mainframe

Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj.

Historia e kompjuterit

Kompjuteri është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.
Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterave dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Komjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Perveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij. Viti 1949 Në këtë vit u shpik tranzistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llampat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e tranzistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterave. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.
Viti 1960 Deri në këtë vit çdo tranzistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kerkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë tranzistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterave. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona tranzistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proçeseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.
Viti 1970 Firma e re INTEL nxorri në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të skemave integrale. Gjithashtu në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të kujtesave, (të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterave të tyre në kushte jo industriale). Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff po i firmës INTEL (firmë e cila në kohën tonë është prodhuesja më e madhe e mikroproçesorëve për PC), ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të kompjuterave të mëdhenj. Ky ishte proçesori i parë me emrin INTEL-4004. Viti 1975 Me kalimin e viteve me radhë dolën proçesorët INTEL-8008, INTEL-8080 të cilët ishin më të shpejtë e më të fuqishëm. Viti ’75 nxorri në treg kompjuterin e parë komercial Altair 8800, me proçesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5000 $ pa ekran dhe pa tastjerë, me memorje 256 Kb. Që muajt e parë u shiten disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastjera e blloqe shtesë kujtese. Në fund të vitit 1975 Bill Gates (krijuesi i famshëm i Microsoft) i sapo dalë nga dyert e universitetit shpiku gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën programe ndihmëse që krijonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të dhënave financiare (VisiCalc) etj.
Viti 1981 Doli ne treg IBM PC (PC-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo firme departamentit të PC për të punuar me blloqe të firmave e prodhimeve të tjera. Një faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterave IBM PC ishte mungesa e sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën mëmë pa patur asnjë vështirësi (nga mënyra e ndërtimit me blloqe e kompjuterit.) NE DITET TONA Në kohën e sotme falë zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, komjuterat kane ndryshuar shumë nga ato të disa viteve më parë dhe vazhdojnë të ndryshojnë. Sot kompjuterat janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, kujtesa të mëdha e pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit e të figurës (Multimedia).

Bima që e shëron Kancerin për 16 orë

Nëse bima përdoret e vetme, shkakton reduktim për 28 për qind të qelizave të kancerit të gjirit, por në kombinim me hekur, pelini i ëmbël ia ka dalë që ta ”fshijë” kancerin në tërësi për 16 orë.
Ilaçi i kancerit ekziston edhe jo vetëm një, por ekziston një varg i ilaçeve bimore që me sukses e shërojnë kancerin.
Por, kjo bimë, pelini i ëmbël, në fakt është zbulim i jashtëzakonshëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Edhe pse studimi ekziston para ndeshm dyshohet që industria farmaceutike do ta pranojnë ndonjëherë që një bimë mundet të bëjë atë që nuk do të mund ta bëjnë mijëra ilaçe sintetike. Pra sipas hulumtimeve të bëra para pak kohësh, të cilat janë botuar në revistën shkencore ‘Life Science’, artemisinina, derivat i bimës ‘Sweet Worm-Wood’ (Artemisia Annua L., përkthim nga anglishtja – pelini i ëmbël), e i cili përdoret në mjekësinë kineze, mundet të shkatërrojë 98 për qind të qelizave të kancerit të gjirit për më pak se 16 orë! Nëse bima përdoret e vetme, shkakton reduktim për 28 për qind të qelizave të kancerit të gjirit, por në kombinim me hekur pelini i ëmbël ia ka dalë që ta “fshijë” kancerin pothuajse në tërësi. Për më tepër, në qelizat normale dhe të shëndetshme të gjirit pothuajse nuk ka pasur aspak ndikim në këtë hulumtim i cili, për dallim nga kimioterapia, është revolucionar, sepse përveçqë i shkatërron qelizat e këqija të kancerit, ajo e shkatërron edhe indin e shëndetshëm dhe në atë mënyrë e dëmton seriozisht organizmin e njeriut.
Artemisinina në të kaluarën është përdorur si mjet i fortë kundër malaries, por tani është dëshmuar se është efikase edhe kundër kancerit. Kur pjesëmarrësve të studimit u është shtuar edhe hekuri, i cili shpesh mblidhet në indin e gjirit, por veçanërisht në qelizat e infektuara me kancer, artemisinina në mënyrë përzgjedhëse i ka sulmuar qelizat e “këqija”, ndërsa nuk i ka prekur qelizat e “mira”.
“Në përgjithësi, rezultatet tona dëshmojnë që pengimi i faktorit transkriptues E2F1 nga ana e artemisininës ndërmjetëson në ndaljen e qarkut qelizor të qelizave të kancerit në mënyrë kritike transportuese me të cilën artemisinina e kontrollon rritjen e qelizave riprodhuese të kancerit”, thuhet në konkluzionin e studimit të laboratorit të kancerit në Universitetin e Kalifornisë.
Hekuri mblidhet në qelizat kancerogjene me receptorë të veçantë që u ndihmojnë në ndarjen e qelizave. Qelizat normale i kanë gjithashtu këta receptorë, por qelizat kancerogjene i kanë në sasi më të mëdha, dhe sipas kësaj, mund të shënjestrohen me kambinimin e hekurit dhe artemisininës.
Deri tani janë bërë shumë eksperimente që dëshmojnë se artemisinina mundet ta mënjanojë në mënyrë efikase sëmundjen me prani të hekurit.
Ky ekstrakt në kinë është përdorur për mijëra vite kundër malaries. Paraziti i malaries nuk mundet që të jetojë në prani të artemisininës, sepse është i pasur me hekur, shkruan Kosova Sot.
Deri tani ku ekstrakt ka qenë vështirë që të blihet me çmime të volitshme, por me rritjen e interesimit për këtë bimë edhe çmimi do të mund të ishte u pranueshëm.
Kompania prodhuese e ilaçeve ‘Sanofi’ nga Franca ka premtuar se do të prodhojë 50 deri 60 tonelata artemisininë në vit, duke shpresuar se do ta plotësojë nevojën e tregut botëror.

Wednesday, February 19, 2014

Termeti

Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike(dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëhere edhe në krijimin e dallgëve detare, tsunami. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale.Ai matet me ballë.Ballë quajmë njësia për të matur tërmetet.
Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor. Termi "tërmet" përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Llojet e tërmeteve

Kemi katër lloje kryesore të tërmeteve. Tërmetet vithisure ,tërmetet vullkanike, tërmetet tektonike dhe tërmetet artificiale.

Tërmetet vithisure

Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokes.P.sh kur shembet ndonjë shpellë.Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro 100km.Vetëm 3% e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.

Tërmetet vullkanike

Zakonisht paraprihen nga erupcioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i aktiviteteve vullkanike.Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas tërmeteve tektonike.Rreth 7% e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.

Tërmetet tektonike

Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës.Zakonisht shfaqen në zonat me rudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive.Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë.Janë më të shpeshtat, rreth 90% të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike.Shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.

Tërmetet artificiale

Zakonisht shkaktohen artificialisht nga njeriu, p.sh. nga eksplodimi i eksplozivëve gjatë hapjes ose shpimit të shpellave, nga bombardimet e ndryshme ushtarake nëpër luftra, ushtrimeve ushtarake me armë të rënda etj. Mund të kenë fuqi të ndryshme, varësisht nga sasia e eksplozivit të përdorur.

Tërmete me origjinë natyrore

Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të tokës. Këto tërmete quhen edhe tërmete tektonikeLitosfera (lithosphere) e tokës është si një qilim i përbërë nga shumë pllaka tektonike të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e nxehtësisë së mantelit dhe bërthamës së tokës. Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi midis pllakave tektonike. Kur kjo forcë fërkimi kapërcen kufirin kritik, i cili quhet fuqia lokale, ndodh një thyerje e papritur. Kufiri i pllakave tektonike përgjatë të cilit ndodh thyerja quhet vija e thyerjes (fault plane). Kur thyerja përgjatë vijës së thyerjes sjell si pasojë zhvendosjen e dhunshme të kores së tokës, atëhere çlirohet energjia e tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një tërmet. Llogaritet se më pak se 10% e energjisë së përgjithshme të tërmetit çlirohet në formën e energjisë sizmike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë përdoret për të furnizuar me energji zmadhimin e thyerjes së tërmetit dhe kthehet në nxehtësi. Prandaj, tërmetet e ulin potencialin energjitik dhe energjinë termike të tokës, por këto humbje janë të papërfillshme. Sizmiologët, për të përshkruar procesin fizik të shkaktimit të tërmeteve përdorin teorinë e çlirimit elastik.
Shumica e tërmeteve tektonike e kanë origjinën e tyre në thellësi më të vogla se disa dhjetra kilometra nga sipërfaqja e tokës. Tërmetet të cilët ndodhin përgjatë kufirit të pllakave tektonike quhentërmete ndërpllakësore (interplate), ndërsa rastet më të rralla, kur ngjarja sizmike ndodh në pjesën e brendshme të pllakës litosferike, quhen tërmete brendapplakësore (intraplate).
Në pikat ku korja e tokës është më e trashë dhe më e ftohtë, tërmetet ndodhin në thellësi më të mëdha prej disa qindra kilometra nga sipërfaqja e tokës, përgjatë zonave të zhytjes aty ku pllakat tektonike zbresin në mantelin e tokës. Këto lloje tërmetesh quhen tërmete me qendër të thellë. Ka mundësi që këto tërmete shkaktohen kur materiali liosferik i zhytur pëson një transformim gjendjeje të menjëhershëm (për shembull nga olivinë në spinel), duke çliruar energjinë e grumbulluar, në formën e energjisë së tërheqjes dhe përdredhjes, energjinë kimike ose energjinë gravitacionale, e cila nuk mund të mbahet më në temperaturat dhe trysnitë (presionet) që ekzistojnë në këto thellësi.
Tërmetet mund të ndodhin edhe në zonat vullkanike dhe të shkaktohen nga lëvizja e magmës në vullkane. Këto tërmete shërbejnë si paralajmërim për shpërthimin e vullkanit.
Një teori e propozuar këto kohët e fundit tregon se disa tërmete mund të ndodhin gjatë një lloj furtunë tërmetesh, ku një tërmet do të shkaktojë një seri tërmetesh, secili i shkaktuar nga ndryshimet paraardhëse në vijat e thyerjes, të ngjashme me pasgoditjet, por të cilat ndodhin vite më vonë, dhe disa nga këto tërmete pasardhëse shkaktojnë po aq dëme sa tërmetet paraardhëse. Një fenomen i tillë u vëzhgua në rastin e rreth 12 tërmeteve që goditën Vijën Anatoliane në Turqi në shekullin XX, gjatë një gjysëm dyzine tërmetesh të mëdha që goditën New Madrid gjatë periudhës 1811-1812, dhe mendohet se i njëjti feneomen ka ndodhur edhe gjatë grupeve të vjetra jonormale të tërmeteve të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në Mojave Desert (shkretëtirën Mojave).

Tërmete të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor

Disa tërmete kanë shkaqe anthropogjenike (anthropogenic), si për shembull nxjerrja e mineraleve dhe lëndëve djegëse fosile nga korja e tokës, thithja apo injektimi i lëngjeve në koren e tokës, aktiviteti sizmik i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale, shpërthime masive dhe rrëzimi i ndërtimeve në përmasa të mëdha. Ngjarjet sizmike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor quhen me emrin aktivitet sizmik i shkaktuar. Ato nuk janë tërmete në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe zakonisht tregojnë një sizmiogram të ndryshëm nga tërmetet që kanë shkaqe natyrore.
Vetëm disa tërmete mendohet se janë shkaktuar nga grumbullimi i sasive të konsiderueshme të ujit në liqene artificiale, si për shembull Kariba Dam në ZambiaAfrikë, dhe me injektimin ose nxjerrjen e lëngjeve në koren e tokës (për shembull në rastin e disa centraleve të energjisë gjeotermike, dhe në Rocky Mountain Arsenal). Këto tërmete ndodhin sepse forcat që venprojnë në koren e tokës mund të ndryshohen si pasojë e presionit të lëngjeve. Po ashtu është e njohur se tërmetet mund të shkaktohen edhe nga nxjerrja e gazit natyror nga depozitat nënsipërfaqësore, për shembull në pjesën veriore të Hollandës. Tërmeti më i fuqishëm në botë i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale ndodhi në 10 dhjetor 1967 në rajonin Koyna të Maharashtras perëndimore nëIndi. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 6.3 sipas shkallës Richter. Kurse, një studim gjeologjik i kryer në SHBA raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6.8 sipas shkallës Richter.
Shpërthimi i eksplozivëve të fuqishëm, si për shembull shpërthimet bërthamore, mund të shkaktojnë dridhje të truallit me magnitudë të ulët. Kështu një bombë bërthamore me fuqi 50 megaton me emrin kod Ivan e shpërthyer nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1961 krijoi një ngjarje sizmike të krahasueshme me një tërmet me magnitudë 7, dhe prodhoi një goditje sizmike kaq të fuqishme sa ajo mund të matej edhe gjatë kalimit për here të tretë përreth tokës Në përpjekjet e saj për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamoreAgjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore përdor aparaturat sizmiologjike për të zbuluar aktivitetet e paligjshme, si për shembull provat me armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore vëzhgojnë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e njëri-tjetrit përmes rrjetesh sizmiometrash të lidhur njëri me tjetrin, duke patur mundësi që të përcaktojnë me saktësi burimin e shpërthimit.
Termeti si fenomen eshte pasoje e zhvendosjes se Plate Tectonics (supozohet qe shtresa e siperme e tokes,lithosphera consiston disa pjese,pllaka apo pjata te ndara nga njera tjetra nese mund ta quajme keshtu,te cilat jane ne levizja graduale.Lithosfera eshte shtrese e ftohte dhe eshte si te thuash levozhga e Tokes.Asthenosphera eshte shtresa e nxehte.Llava metalike e cila eshte shtrese midis lithosferes dhe kores (berthames) dhe qe perben rreth 82% te volumit te tokes dhe 68% te mases se saj,prehapet nen shtresen e siperme te tokes duke levizur ne menyre graduale oqeane dhe kontinente.Shpejtesia e kesaj levizje eshte disa centimetra ne vit,apo e njejte me shpejtesine e rritjes se thonjeve.Forma e re e lithosferese se krijuar ftohet me kalimin e koherave dhe behet teper densitive deri sa krijon shembje. Levizja e Plate Tectonics paraqitet ne tre forma:extensional, transform, dhe compressional! Me se matet madhesia e nje termeti? Sizmologet perdorin Ball (Magnitude) per te shprehur energjine sizmike te cliruar nga termeti.Ja ca nga efektete te termeteve te madhesive te ndryshme. Me pak se 3.5 ballsh.......ne pergjithesi nuk mund ta ndjesh,por regjistrohet. 3.5 deri ne 5.4 ballsh.....shpeshhere ndjehet por ne raste te rralla mund te shkaktoje demtime. Me pak se 6 ballsh.......shkakton demtim te vogel ne ndertesat me strukture te forte,dhe demton shume godinat me nderim te dobet. 6.1 deri ne 6.9 ballsh.....mund te jete shkaterrues ne zonat e populluara qe shtrihen deri ne 100km larg epiqendres. 7.0 deri ne 7.9....Termet i madh !Mund te shkaktoje demtime serioze ne zona te medha. 8 ballsh e lart....Katasrofal !Mund te shkaktoje demtime teper serioze ne zona qe shtrihen qindra kilometra larg epiqendres. Edhe pse cdo termet ka nje mase unike ballsh pasojat varen shume nga largesia e epiqendres,struktura e ndertesave,terreni etj

Zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Shqipëri

Vendi ynë bën pjesë në zonën sizmogjene jonike-adriatike, ku përfshihen rajoni i Shkodrës, Shqipëria perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në LushnjeElbasanDibër dhe sidomos ajo Vlorë-Tepelenë-Ersekë. Kjo e fundit është aktivizuar së fundmi duke përfshirë vendin nga lëkundje të njëpasnjëshme, zanafilla e të cilës ka nisur në muajin maj 2006. Nga data 6 gusht2006 e deri me 9 gusht 2006 u regjistruan 161 ngjarje sizmike në këtë zonë. Në datën 7 gusht 2006 ka pasur 70 lëkundje, në datën 8 gusht 2006, 76 dhe në datën 9 gusht 2006regjistrohen 15 tërmete. Vija Vlorë-Tepelenë-Ersekë sipas specialistëve të Sizmikës, klasifikohet ndër zonat me periodicitetin më të lartë të lëkundjeve në histori. Duke iu referuar periodicitetit të lëkundjeve maksimale të regjistruara në këtë vijë problematike, sipas specialistëve një herë në 30 vjet këtu regjistrohen tërmete deri në 9 ballë, ku i fundit u regjistrua në 1968 në fshatin Nivicë.
Kështu, në Tepelenë me 20 nëntor 1920 një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë. Dhjetë vjet më pas në Vlorë dhe Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Sipas specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me përjashtim të çarjes së mureve dhe suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.
Në vitin 1851 nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar nga sizmologët, ka ndodhur edhe një tsunami i vogël ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të Vlorës.
Gjatë shekullit të shkuar vendi ynë është përshkruar nga një valë tërmetesh, ku më i rëndi konsiderohet ai i vitit 1905. Bilanci ka qenë tejet tragjik. Plot 200 viktima si dhe 500 njerëz të plagosur, ndërkohë që janë regjistruar 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjerave iu shkaktuan çarje të rënda, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje. Sipas sizmologëve, lëkundjet e tërmetit me 9 ballë të shkallës rihter të 1 qershorit 1905 kanë tronditur qytetin e Shkodrës dhe rrethinat si dhe një pjesë të konsiderueshme të veriut të vendit. Ndërkohë që gjatë shekullit të 20-të janë regjistruar gjithashtu të tjera tërmete, mes të tjerëve ai i 24 gushtit 1924, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Peshkopisë duke shkatërruar afro 80% të shtëpive, me 44 të vdekur dhe 119 të plagosur. Në vitet e komunizmit tërmeti i Dibër-Librazhd i 30 nëntorit 1967 shkatërroi 177 fshatra, si dhe gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 174 të. Karakteristikë e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Aktiviteti seizmik në bregdetin lindor të Adriatikut dhe në Ballkanin Perëndimor

Shënimet më të vjetra për tërmetet në teritorin e bregdetit lindor të Adriatikut rrjedhin nga viti 361. Në këtë vit tërmeti katastrofal shkatrroi në tërësi qytetitn Cask në ishullin Pag të Kroacisë. Bashk me një pjesë të ishullit që është fundos u zhduk edhe popullsia e këtij ishulli. Nga atëherë në teritorin e Ballkanit perëndimor jan shkkatuar edhe njië numër i madh i tërmeteve katastrpofale. Tërmeti katastrofal në vitin 518 shkatrroi në tërësi qykryeqytetin e dardanisë Skupin ( Shkupi). Ky qytet është shkatrruar edhe në vitin 1555. Për herë të tretë Shkupi është shkattruar më 26. 07.1963 kur hunmbën jetën 100 njerz ndërsa 3000 të lënduar. Më 26.10.1969 Banjalluka ka qenë e shkatyrruar nga një tërmet i fuqishëm.
Tërmet i fuqishëm kandodhur në vitin 1418 dhe ka shkatrruar qytetit Vrana afër Biogradit. Tërmeti më katastrofal ka ndoshur në vitin 1667. Atëhërë Dubrovniku është shkatrruar dferi në themel, dhe kan humbur jetën 5000 banorët e qytetit.
Tërmeti shkatrrimtarë më 30 nëntor të vitit 1968 ka shkatrruar ka shkattruar Dibrën. Rethinën e Tivarit dhe Ulqinit tërmeti i 3 nëntorit 1968 ka shkaktuar dëme të mëdha.
Në përgjithësi Dubrovniku është shkatrruar 12 herë, Zara 10 herë, Lubjana 5 herë, Shkupi 3 herë, Spliti 2 herë

Matja e intensitetit të tërmeteve

Intensiteti i tërmetit varet nga disa faktorë siq janë sasia e energjisë së liruar, nga thellësia e hipoqendrës, largësia e epiqendrës dhe nga ndërtimi i Korës së Tokës. Veprimi i tërmetit mund të tregohet me ndihmën e shkallës së Merkal-Kanakal-Sibergut e cila i ka 12 shkallë që bazohet në pasojat shkatrrimtare të tërmetit.
Ekziston edhe shkalla e Rihterit e cila shprehet me magnitudë nga 0 deri në 8 dhe bazohet në matjen e energjisë së liruar me rastin e dridhjes (lëkundjes).
Shkenca e cila merret me studimin e tërmeteve quhet seizmologji. Edhe pse kjo shkencë ka përparuar shum megjithëate vështirësitë janë të mëdha në parashikimin dhe pasojat e tërmeteve.
Instrumenti i cili shfrytëzohet për matjen dhe regjistrimin e tërmeteve quhet seizmograf, ndërsa shënimet që i jep ky instrument quhet seismogram.

Vullkanet

Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupcion. Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë çfaqen kupa dhe kratere parazite.
Magama duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Magma kur ngurtësohet në brendi të korës së Tokës formon shkëmbinj të brendshëm magmatik (magmatizmi intruziv ose plutonizmi) ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vullkanizmi ose magmatizmi efuziv.
Si produkt kryesor i erupcionit vullkanik është lava, me një temperaturë 1000-1300 gradë celsius, dendësinë zakonisht e ka si të magmës dhe varet nga përbërja kimike, e në rend të parë nga përbërja e silicit. Kështu, lava bazike ose e bazaltit përmban 40-52% silic, e cila është më e lëngshme, ka ngjyrë të errët dhe lëviz shpejt, deri 30 km/orë. Lava acidike përmban 65 – 80% silic, është më e dendur, ka ngjyrë më të çelët dhe lëviz më ngadalë se ajo bazike.
Format vullkanike-Me derdhjen dhe ftohjen e lavës si dhe grumbullimin e materialit tjetër vullkanik formohen forma të veçanta të relievit. Këto janë forma vullkanike, ku më të rëndësishmet janë: kupat vullkanike dhe platot ose pllakat vullkanike. Lartësia e kupave vullkanike është e ndryshme,prej disa dhjetëra deri në disa mijëra metra. P.sh., kupa e vullkanit Çimboraso në Ande ka lartësinë 6310 m, etj. Derisa lava e dendur acidike formon kupa vullkanike, lava bazike formon pllaka vullkanike. Kurse në Dekan të Indisë lava mbulon një sipërfaqe rreth 650 000 km2, shpeshherë ndodh që lava e kushtëzuar nga relievi përgjatë ndonjë lugine të rrjedhë në formë të lumit, e të rrezikojë shumë vendbanime përreth.

Tipet e vullkaneve

Pamja skematike e tipeve të vullkaneve
Varësisht nga përbërja dhe mënyra e derdhjes së lavës, dallojmë shumë tipa të vullkaneve, por më kryesorë janë: tipi i Vezuvit, i Havajevedhe Monpele.

Tipi i Vezuvit

Tipi i Vezuvit karakterizohet me erupcion të fuqishëm, që derdhet sasi e madhe e lavës së dendur acidike dhe me material të thërrmuar vullkanik - hirit dhe pluhurit etj. Këto vullkane me kupa të larta dhe me formë të rregullt konike, quhen edhestratovullkane ose shtresorë, sepse kupa e tyre është e ndërtuar prej shtresave të lavës së ngurtësuar dhe e hirit vullkani. Këtij tipi, përveç vullkanit Vezuv, i përket edhe EtnaFuxhijamaKluçevskaja Sopka në Kamçatka etj.

Tipi i Havajeve

Tipin e Havajeve e sajojnë ullkanet me erupcion mjaft të qetë të lavës më të lëngshme pa praninë e hirit dhe "bombave" vullkanike.Lava shpërndahet dhe ftohet në formë pllakash, që shtrihen njëra mbi tjetrën dhe formojnë kupa me bazë të shtrirë dhe shumë të gjerë dhe pa majë të theksuar. Psh., vullkanet Mauna Loa dhe Mauna Kea në ujdhesat e Havajeve lartësohen mbi 4000 m mbi nivelin e detit, kurse diametrik i tyre në fundin e oqeanit arrin më se 400 km dhe shtrihen në thellësi më se 5000 m.

Tipi Mon pele

Tipi Mon pele ka marrë emrin sipas vullkanit me të njëjtin emër Mon pele në ujdhesën Maritnik në grupin e Antileve të vogla. Karakterizohet me erupsion shumë të fuqishëm, me re pluhuri tym e gaze. Pas mbarimit të erupsionit lava e dendur dhe gjysmë e ngurtësuar ngadalë del nga gryka dhe merr një formë të një “brir” gjigant. Vullkanet, përveç formimit të trajtave relievore të ndryshme vullkanike, kanë rëndësi të madhe në sajimin e pasurive mineralogjike te një rëndësie të madhe ekonomike. Mirëpo shkaktojnë edhe dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Kështu p.sh. Vullkani Krakatao në një ujdhesë të vogël në mes të ujdhesave Java dhe Sumatra në Indonezi, në vitin 1883, shkaktoi 36 500 viktima në njerëz, më tepër nga valët e detit të lartë 15-30 m. Valëzimi është të regjistruar në të gjitha oqeanet, kurse pluhuri i ngritur e ka përshkuar tërë rruzullin tokësor.