Wednesday, March 5, 2014

Maçu Piçu-Qyteti i humbur i Inkasve

Ishte thuajse i rastësishëm, zbulimi i të famshmit Maçu Piçu në Peru, një qytet i rëndësishëm inkas i shekullit XV pas Krishtit. Në vitin 1911, antropologu amerikan, Hiram Bingham, kishte mësuar nga një indigjen për ekzistencën e një qyteze të vendosur mbi një mal përgjatë luginës së lumit Urubamaba. Nën shoqërinë e tij, gjeti disa familje që shfrytëzonin tarracat për të kultivuar tokën. Një fëmijë, Pablito Alvarez, 11 vjeç, në këmbim të ushqimit, i tregoi rrugën deri në këmbët e malit ku gjendej Maçu Piçu. Pavarësisht se bimësia kishte mbuluar pjesën më të madhe të qytezës, mbeti i habitur nga bukuria e atyre gërmadhave, që sot konsiderohen një ndër shtatë mrekullitë e botës.
Maçu Piçu (Kueçua: Machu Pikchu d.m.th "Mali i Moçëm") është një vend arkeologjik inkas papa-kolumbian i ndodhur 2,430 metra mbi nivelin e detit në pjesën lindore të Andve. Pozicionehet në një kreshtë mali mbi luginën Urubamba (Lugina e Shenjtë). Pjesa më e madhe e arkeologëve besojnë se Maçu Piçu u ndërtua si një strehë malore e shenjtë e perandorit Inkas Pachacuti (14381472). Shpesh këtij qyteti i referohen edhe si "Qyteti i humbur i Inkasve", i cili ndoshta është ikona më familjare nga Bota Inkase. Qyteti ka rreth dyqind ndërtesa të mëdha kryesisht tempuj, rezidenca, magazinave dhe objekteve të tjera për përdorim publik të vendosura në tarraca dhe të organizuara rreth sheshit qendror. Në një kodër në qendër të qytetit ka një lapidar graniti, ndoshta një altar, karakteristike e Inkasve, dhe ndoshta edhe një observator.Maçu Piçu u ndërtua aty nga viti 1450 në kulmin e Perandorisë Inkase dhe u shpopulluan pas 100 vjetësh më 1572 prej Pushtimit Spanjoll. Popullsia e qytetit u shfarros për shkak të sifilizit, sëmundje e ardhur nga Europa ndërsa pjesa tjeter për shkak të Luftës Civile.Për më tepër se 400 vjet ky qytet mbeti i harruar dhe në rrënim kjo deri në 1911 kur arkeologu amerikan Hiram Bingham e zbuloi.Klima është e nxehtë dhe e lagësht gjatë ditës dhe e ftohtë gjatë natës. Temperatura luhatet midis 12 dhe 24 º C. Zona është zakonisht e lagësht (rreth 1955 mm reshje në vit), sidomos mes nëntorit dhe marsit.

Maçu Piçu në Letërsi dhe Kinema

  • Poeti kilian Pablo Neruda vizitoi Maçu Piçun në 1943, gjatë rrugës nga Meksika për në Kili. Përshtypjet e vizitës formojnë bazën e ciklit të poezive "E mirë e Maçu Piçut - një nga më të rëndësishëm në të poemën Neruda.
  • Në filmin "Motor Diaries" një i ri Che Guevara dhe shoku i tij, Alvaro vizitojnë Maçu Piçun gjatë udhëtimit të tij në Amerikën e Jugut.

No comments:

Post a Comment