Bregdeti i Mesdheut – Evrope
Deti Mesdhe (ose shkurtimisht Mesdheu; latinisht Mare Mediterraneum) është një det i Oqeanit Atlantik i rrethuar nga Rajoni Mesdhetar dhe gati tërësisht i rrethuar nga toka: në veri nga Europa, në jug nga Afrika dhe në lindje nga Azia. Ai zë një sipërfaqe prej rreth 2,5 milione kilometra katrore, por lidhja e tij me Atlantikun te Ngushtica e Gjibraltarit është vetëm 14 kilometra e gjerë. Në Oqeanografi ai ndonjëherë quhet edhe Deti i Mesdheut Euroafrikan, për tu veçuar nga detet mesdhetarë që ndodhen gjetkë.Për shkak të klimës së përshtatshme që ka pasur Mesdheu, rrethina e tij, gjatë tërë kohës së ngricës së planetiti ishte i banuar. Veglat të ndërtuara nga thyrjet e gurit gëlqerorë janë gjurmët më të hershme arkeologjike të njeriut në këto anë. Vendplasime të këtyre veglave janë gjetur të siguruara nëAlgjeri (Ai-Hanech) dhe në jug të Francës (Shpella Vallonet). Kafka e njeriut, e gjetur në Algjeri (Ternifine) dhe veglat përreth saj, duken të jenë përfaqësuesit më të hershëm të Ahelenëve. Po si Ahelenët edhe Mosrurienët krijonin një qark të kulturës mesdhetare në kohën e hershme të gurit. Gjetjet më të shpeshta të skeleteve dhe pjesëve të njeriut neandërtaler janë bërë në rrethinën e Mesdheut. Rreth viteve 30 000 p.e.sonë, grupe të herëshme të para kohës së gurit u shpërndanë në këto anë dhe u përzien me grupe të Aurignacienëve.
Mesdheu përbënte një rrugë të rëndësishme për tregtarët dhe udhëtarët e kohëve të lashta, duke lejuar shkëmbimet tregtare dhe kulturore midis njerëzve të rajonit — banorëve të Mesopotamisë, Egjiptit, Semitëve, Persianëve, Feniksave, Kartagjenasve, Grekëve, Aziatikëve, Romakëve dhe kulturave të ndryshme maore. Historia e krahinës mesdhetare është thelbësore për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e shumë shoqërive moderne.
No comments:
Post a Comment