Ishujt Bahamas (anglisht: The Bahamas) janë ishuj që e përbëjnë një shtet në Atlantikun verior i takojnë ishujve të Indisë perëndimore. Ishujt Bahamas ndodhen në jug-lindje të ShBA-ve, në veri-lindje të Kubës dhe hynë po ashtu në grupin e ishujve të Amerikës së mesme. Prej më shumë se 700 ishujve të Bahamëve janë të banuara vetëm 30 prej tyre.
Emri i këtij grupi të ishujve vije nga pushtuesit spanjollë. Spanjollët ujërat e ishujve i thërrisnin Baja Mar (nga spanjishtja: det i rrafshët). Më vonë nga folësit e anglishtes flitej për ishujt "The Bahamas".
Historia
Udhëtimi i Kristofor Kolombit në Botën e Re në vitin 1492 besohet të ketë kaluar së pari në ishujt e San Salvadorit që ndodhen në jug të Ishujve Bahamas. Ai nga aty në mënyrë paqësore mori mbështetjen nga indianët e Amerikës të quajtur Aravak ose Lukajan (besohet të ju ketë dhënë dhurata për njerëzit ). Nga vitet 1400 deri në vitet 1600 këta ishuj ishin nën kontrollin Spanjoll. Në shekullin XVIII disa lojalistë britanikë shpërngulen gjatë lëvizjes anti-britanike nga Anglia e Re (New England) në ishujt e Bahamës. Ndërsa në vitin 1783 këta ishuj deklarohen ngabritanikët si koloni e tyre.
Më 1973 popullsia votoi për pavarësimin e vendit nga Britania e Madhe sikurse edhe një pjesë e madhe e viseve të kontrolluara nga Komunveltit britanik. Që nga shpallja e pavarësisë në këtë pjesë ka filluar përparimi i turizmit, bankat tani janë të njohura për transfere të hollash në nivel botërorë sikurse dhe menagjmenti investues (term i përdorur në perëndim për persona që blejnë apo investojnë në pjesët e pa zhvilluara të botës)
No comments:
Post a Comment