Tuesday, March 25, 2014

7 detëra që duhet të vizitoni

Planeti jonë, mbulohet me ujë në 70% të sipërfaqes së tij. Ka shumë detëra që mund të vizitoni në udhëtimet tuaja. Shumica prej nesh shkojmë në det për not dhe plazh, por duhet të logjikojmë se deti ofron edhe më shumë. Deti është burim i argëtimit, kënaqësisë dhe pushimit.
00
Në vazhdim shihni detërat që ne ju propozojmë të i vizitoni.

1.Deti Mesdhe

01
Emri rrjedh nga romakët e lashtë, të cilët e pagëzuan “mediterraneus” që don të thotë “Mesi i Tokës”. Ky det është i rrethuar pothuajse në të gjitha anët me tokë.

2.Deti Baltik

02
Nëse kërkoni një det të ngrirë gjatë shumicës së vitit, atëherë dijeni se Deti Baltik është i mbuluar me akull në 45% të sipërfaqes së tij.

3.Deti i Karaibeve

03
Det i njohur për ujin e kristaltë, ishujt e mrekullueshëm si dhe gjithsesi me historitë e piratëve. Evropiani i parë që ka lundruar në këtë det llogaritet të jetë Kristofor Kolombo në vitin 1492.
Sot, rreth 22 shtete-ishuj funksionojnë përreth Detit të Karaibeve dhe janë cak i shumë turistëve.

4.Deti i Kuq

04
Është deti më i ngrohtë, ku arrin një temperaturë prej 32 gradësh. U pagëzua nga pellazgët e lashtë, për shkak të disa bakterieve ngjyrë të kuqe, apo një teori tjetër thotë për shkak të maleve të kuqe (nga mineralet), që e rrethojnë këtë det.

5.Deti i Zi

05
Për shkak se rrethohet nga Evropa, Anadolli dhe Kaukazi, teoritë e pagëzimit të tij ndryshojnë. Sidoqoftë, Deti i Zi konsiderohet si një bukuri e errët dhe e domosdoshme për ta vizituar.

6.Deti Andaman

06
Gjindet në verilindje të Oqeanit Indian, ku gjinden edhe Ishujt me emrin e njëjtë. U pagëzua nga gjeografët arab në shekullin IX. Më herët ky det është përdorur për tregëti dhe peshkim, e tani fal shkëmbinjëve nënujor koral dhe ishujve të mahnitshëm, është dhe destinacion turizmi.

7.Deti Arab

07
Kufizohet me Gadishullin Arab, Indinë, Iranin dhe Pakistanin. Kohë të gjatë ka shërbyer për tregëti, ku normalisht ishte zhvilluar dhe piratëria. Me këtë det lidhen dhe shumë mite e përalla të “Netëve Arabe”, ndërsa sot është rrugë e fuqishme e anijeveku përmes kanalit të Suezit e lidh Evropën me Indinë.

No comments:

Post a Comment