Wednesday, March 26, 2014
Machu Picchu – Amerika Jugore
Maçu Piçu (Kueçua: Machu Pikchu d.m.th "Mali i Moçëm") është një vend arkeologjik inkas papa-kolumbian i ndodhur 2,430 metra mbi nivelin e detit në pjesën lindore të Andve. Pozicionehet në një kreshtë mali mbi luginën Urubamba (Lugina e Shenjtë). Pjesa më e madhe e arkeologëve besojnë se Maçu Piçu u ndërtua si një strehë malore e shenjtë e perandorit Inkas Pachacuti (1438–1472). Shpesh këtij qyteti i referohen edhe si "Qyteti i humbur i Inkasve", i cili ndoshta është ikona më familjare nga Bota Inkase. Qyteti ka rreth dyqind ndërtesa të mëdha kryesisht tempuj, rezidenca, magazinave dhe objekteve të tjera për përdorim publik të vendosura në tarraca dhe të organizuara rreth sheshit qendror. Në një kodër në qendër të qytetit ka një lapidar graniti, ndoshta një altar, karakteristike e Inkasve, dhe ndoshta edhe një observator.Maçu Piçu u ndërtua aty nga viti 1450 në kulmin e Perandorisë Inkase dhe u shpopulluan pas 100 vjetësh më 1572 prej Pushtimit Spanjoll. Popullsia e qytetit u shfarros për shkak të sifilizit, sëmundje e ardhur nga Europa ndërsa pjesa tjeter për shkak të Luftës Civile.Për më tepër se 400 vjet ky qytet mbeti i harruar dhe në rrënim kjo deri në 1911 kur arkeologu amerikan Hiram Bingham e zbuloi.Klima është e nxehtë dhe e lagësht gjatë ditës dhe e ftohtë gjatë natës. Temperatura luhatet midis 12 dhe 24 º C. Zona është zakonisht e lagësht (rreth 1955 mm reshje në vit), sidomos mes nëntorit dhe marsit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment