Kanella ka të ngjarë që të jetë arma sekret në luftën kundër sëmundjes së Parkinsonit. Shkencëtarët kanë konstatuar se kjo mëlmesë është burim i një substance kimike, e cila mund ta mbrojë trurin.
Mëlçia jonë e konverton kanellën në natrium benzoai, i cili është një ilaç i miratuar që përdoret kundër çrregullimeve të neuroneve. Në një studim në minj laboratorikë. Në universitetin "Rush" në Çikago, shkencëtarët konstatuan se kjo substancë kimike më pas hyn në tru, e ndalon humbjen e proteinave, të cilat janë të dobishme për t'i mbrojtur qelizat, mbron neuronet dhe përmirëson funksionet motorike.
Kërkuesi kryesor shkencor, profesor Kalipada Pahan, ka deklaruar se kanella, e vila me shekuj është përdorë në shumë pjesë të botës si mëlmesë, mund ta ofrojë njërën nga qasjet më të sigurta për ta penguar përparimin e sëmundjes së Parkinsonit.
Shkaku i kësaj sëmundje nuk dihet, por është parë se rol në këtë drejtim mund të kenë si faktorët e ambientit, po ashtu edhe ata gjenetikë.
No comments:
Post a Comment