Saturday, August 9, 2014

Download Free " The Hell in Vietnam '' for PC.




The Hell In Vietnam
File Size:350.7 MB
  • Windows Xp,7,Vista,8
  • Ram: 1 GB
  • Video Memory: 128 MB
  • Cpu: Intel Pentium 4 @ 1.8 Ghz
  • HDD Space: 1 GB

Download Link: http://www.tusfiles.net/9drev3qf5kna

Monday, August 4, 2014

Konsumimi i Domate kunder Plakjes

Kjo perime në të vërtetë është e pasur me një substancë të quajtur likopen, ajo e cila ia jep edhe ngjyrën e kuqe asaj. Efekti më i vlefshëm i likopenit është se bllokon veprimin e radikaleve të lira, të cilat janë substanca që trupi ynë i prodhon si mbetje
Radikalet e lira, në mesin e efekteve negative, nxitin plakjen e lëkurës duke dëmtuar qelizat. Veç kësaj, ato nxitin dhe shtojnë gjasat e prekjes nga lloje të ndryshme të kancerit.
Në këtë aspekt, domatet janë shumë të çmuara për bukurinë e lëkurës është një armë efikase në parandalimin e kancerit. Sipas ekspertëve, edhe më efektive se domatja e freskët në këtë aspekt.

Si të përgatisni koncentratin e domates?
E gjitha çfarë duhet të bëni për të nxjerrë më shumë likopen nga domatja, është ta zieni atë dhe ta përfshini të zier në ushqimin tuaj.
Kur domatja zihet, nxehtësia bën që uji përbërës i saj të avullojë duke i lënë në nivel më të përqendruar përbërësit tjerë ushqimorë, në mesin e tyre edhe likopenin. Në këtë mënyrë ju fitoni një koncentrat domatesh që ka në përbërjen e saj 10 herë më shumë likopen se sa domatja e freskët.

Dobitë të tjera të domates
Sipas studimeve italiane, domatja ka edhe të mira të tjera shëndetësore, veçanërisht sepse është e pasur me shumë vitamina dhe kripëra minerale të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë.
Prej përbërësve me të cilat është pasur kjo perime janë:
Kaliumi – i cili është veçanërisht i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut
Kalciumi – i cili është i rëndësishëm për të pasur dhëmbë dhe kocka të forta
Hekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C – të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës dhe në parandalimin e tumoreve, dhe
Fibrat – lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit tretës si dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e peshës normale. 

Konsumimi i Kanelles.

Kanella ka të ngjarë që të jetë arma sekret në luftën kundër sëmundjes së Parkinsonit. Shkencëtarët kanë konstatuar se kjo mëlmesë është burim i një substance kimike, e cila mund ta mbrojë trurin.
Mëlçia jonë e konverton kanellën në natrium benzoai, i cili është një ilaç i miratuar që përdoret kundër çrregullimeve të neuroneve. Në një studim në minj laboratorikë. Në universitetin "Rush" në Çikago, shkencëtarët konstatuan se kjo substancë kimike më pas hyn në tru, e ndalon humbjen e proteinave, të cilat janë të dobishme për t'i mbrojtur qelizat, mbron neuronet dhe përmirëson funksionet motorike.
Kërkuesi kryesor shkencor, profesor Kalipada Pahan, ka deklaruar se kanella, e vila me shekuj është përdorë në shumë pjesë të botës si mëlmesë, mund ta ofrojë njërën nga qasjet më të sigurta për ta penguar përparimin e sëmundjes së Parkinsonit.
Shkaku i kësaj sëmundje nuk dihet, por është parë se rol në këtë drejtim mund të kenë si faktorët e ambientit, po ashtu edhe ata gjenetikë.

Efekti i konsumimit të Brokolit dhe Sojes.

Sipas studimeve të shumta nga mjekësia alternative, konsumimi i brokolit dhe sojës, ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës.
Nga studimet e bëra kohët e fundit nga mjekësia alternative në Stokholm në Suedi është vërtetuar se ushqimet me shumë yndyrë janë rrezik për kancerin në prostatë.
Personat që pinë dy gota qumësht me yndyrë në ditë janë më të prirë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Më pak të rrezikuar janë ata persona që konsumojnë një gotë qumësht në ditë, ata që nuk pinë fare ose ata që konsumojnë qumësht të skremuar dhe pa yndyrë.
Gjithashtu mjekët popullorë kanë bërë të ditur se personat që kanë konsumuar sasi të mëdha djathi apo vezësh dhe mish me yndyrë kanë qenë më të favorizuarit për t’u prekur nga ky lloj kanceri që prek meshkujt. Faktori kryesor pse qumështi ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë yndyrat. Konsumimi më i tepërt se tri gota qumësht të yndyrshëm në ditë zmadhon rrezikun për kancerin në prostatë për më shumë se dy herë. Për këtë mjekët u rekomandojnë moshave të treta që të konsumojnë sa më shumë qumësht të skremuar që të mbrohen nga kjo sëmundje. Gjithashtu, këta persona duhet të konsumojnë sa më shumë perime të gjelbra dhe çajra bimorë.
Preparatet bimore nga brokoli kamë dhënë rezultate të kënaqshme për kurimin e prostatës. Brokoli ka vlera të ulëta kalorike dhe nuk ndikon në rritjen e yndyrave në gjak.
Ai përmban vitaminat K, C, E, B1 dhe B2, acid folik dhe provitamina minerale.
Ky preparat kurues rekomandohet të përdoret nga personat që kurohen me antibiotikë, kimioterapi ose rrezatim para dhe pas operacionit të tumoreve si dhe nga personat që kanë probleme në prostatë. Ky ilaç bimor mund të përdoret nga të gjithë për t’u mbrojtur në të ardhmen nga problemet që shfaqen nga sëmundjet tumorale.
Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura me shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në prostatë. Evitoni nitratin dhe kaliumin. Këta përbërës nitrogjenë njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi të zhvillimit të kancerit në prostatë.
Gjenden më së shumti në mish, sallam, salsiçe. Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës, si dhe që janë me shumë kripë. Në vendet ku tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet me shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel me të lartë të të prekurve nga kjo sëmundje. Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit. Hiqni dorë nga mishi i kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit.
Shkaqet e tumorit në prostatë janë: ushqimi, abuzimi me alkoolin, duhani, trashëgimia, disa gjendje të ashtuquajtura prekancerozë, etj. Faktor rrezikues janë gjendjet pas heqjes kirurgjikale të një pjese të stomakut.

Efektet e sojës

Soja shihet si një armë tepër e fuqishme për të luftuar kancerin e prostatës. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se një molekulë e quajtur “Equol”, e cila prodhohet nga stomaku gjatë procesit tretës të sojës, arrin të bllokojë veprimin e një hormoni DHT, që lidhet me hipertrofinë prostatike beninje dhe malinje.
Studimi i publikuar në “Biology of Reproduction”, që është kryer nga studiuesit e “Children’s Hospital Medical Center” në SHBA, ka dhënë shumë shpjegime sidomos për jetëgjatësinë e japonezëve, në veçanti të burrave që preken më pak nga kanceri në prostatë sesa meshkujt që jetojnë në vende të tjera të botës. Merita e sojës për kurimin e kancerit në prostatë duket se i atribuohet zakoneve të japonezëve për të konsumuar sojë. Tashmë shpresa është që të arrihet të saktësohen medikamentet që shfrytëzojnë aftësinë e sojës për të kuruar tumorin në prostatë. 

Ja sekreti për gjumë të qetë.

Ndodh shpesh të themi se gjatë ditës ndihemi të lodhur, se nuk jemi në humor, apo se nuk kemi durim e dëshirën për të bërë punë. Gjithçka lidhet me gjumin. Nëse ky i fundit është i rehatshëm dhe bëhet ashtu siç duhet ju do shihni që gjithçka keni menduar më parë mund të rregullohet.

Ja se cilat janë rregullat që duhet t’i vendosni vetes për një gjumë të mirë:

Flini çdo natë në të njëjtën orë. Vini re se kur ndjeni lodhje në mbrëmje, e kur të mos i rezistoni dot më, atëherë shkoni në shtrat për të fjetur.
Zgjohuni në mëngjes gjithmonë në një orë fikse. Do shihni se nëse respektoni çdo natë orarin e gjumit, po në të njëjtën orë do zgjoheni çdo ditë, pa pasur nevojë për alarm.
Gjumë të shpejtë, për të rikthyer orët e humbura. Nëse ndodh që gjatë një dite nuk keni respektuar orarin e gjumit, atëherë rikuperojeni atë me dhjetë minuta. Do e shihni që do ndiheni më të freskët dhe më të çlodhur.
Jo gjumë, përpara gjumit. Ndodh të “kapni mat” veten ndonjëherë e të shihni se jeni duke fjetur në divan gjatë orëve të mbrëmjes. Zgjohuni! Bëni diçka që t’ju vërë në lëvizje dhe jini të përpiktë me orarin që i keni çdo nate.

Si te rigjeneroni floket e demtuar...

Maskë prej veze
Përzieni dy vezë me dy lugë ujë. Përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët. Lëreni 10 – 15 minuta, lajeni me shampo të butë.

Maskë prej bananeje
Merrni një banane, një vezë, tre lugë mjaltë, tri lugë qumësht dhe tri lugë vaj ulliri. Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë. Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe lajeni me shampo të butë.

Maskë prej jogurti
Përzieni një të bardhë të vezës derisa të trashet pak përmbajtja. Përzieni me gjashtë lugë jogurt me pak vaj. Përdorni në flokë dhe lëne të veprojë 15 deri 30 minuta. Shpërlajeni me shampo të butë.

Maskë me vaj ulliri
Përzieni pesë lugë vaj ulliri me dy vezë. Lyeni tërë hapësirën e flokëve me këtë përmbajtje, pastaj mbuloni me foli plastike ose kapelë për dush. Nxehtësia e folisë ose kapelës do ta ndihmojë vajin të futet thellë në strukturën e flokut. Lëreni të veprojë minimum 30 minuta dhe pastaj shpërlajeni me shampo.

Maskë prej mjaltit dhe vaj ullirit
Përzieni tri lugë vaj ulliri me dy lugë mjaltë. Njëjtë si në rastin e mëparshëm. Pas gjysmë ore ose më shumë pastroni përmbajtjen e flokut.

Maskë prej banane dhe bademi
Shtypni një banane me disa pika të vajit të ullirit nga bademi. Përzieni përmbajtjen në flokë dhe lëni të veprojë 15 deri 30 minuta. Pastroni me shampo të butë.

Maskë prej mjaltit dhe qumështit
Përzieni një lugë mjaltë me gjysmë filxhani qumësht me yndyrë. Shpërndani në flokë. Le të veprojë 15 minuta, pastaj do ta pastroni përsëri me shampo të butë.

Anet negative te kafes.

Përveç te mirave kafeja ka edhe anët negative. Ja disa gjera te tmerrshme qe mund te ndodhin ne organizmin tuaj nëse e teproni me te.

1. Shtim i rrahjeve te zemrës.
Është kafeina ajo qe stimulon sistemin nervor qendror dhe shton rritim kardiak.
2. Djegie te stomakut
3. Te dridhura
4. Ankth
5. Dhimbje muskujsh dhe spazma
6. Dridhje te zemrës
7. Urinim te shpeshte
8. Shqetësime gastro-intestinale
9. Përhumbje dhe probleme me përqendrimin
10. Dehidratim
11. Përgjumje
12. Migrene
13. Halucinacione
14. vartësi ndaj kafeinës
15. Hipertension
16. Ulcerë ne stomak
17. Koma
Kur konsumohet se tepërmi kafeine mund te kalohet ne një faze qe quhet “intoksikim me kafeine” çka do sjelle pështjellim dhe humbje orientimi. Kjo mund te pasohet edhe me koma.
18. Vdekje
Njerëzit e ndjeshëm nga kafeina mund edhe te vdesin nga një mbidoze. Ne fakt nuk është kafeja qe konsumohet zakonisht qe mund ta shkaktoje ato, por janë pilulat e kafeinës qe mund te sjelle pasoja fatale