Wednesday, March 5, 2014

Gjeografia në kohën e Feudalizmit të hershëm

Në periudhën prej shekullit VIII-XV, të njohur në histori me emrin feudalizëm, apo mesjetë, dituria jo vetëm që stangoi, por pati edhe rënie të diturive shkencore në përgjithësi, pra edhe në rënien e diturisë gjeografike dhe të gjeografisë si shkencë. Baza themelore materiale e feudalizmit është Toka. Mesjeta mund të ndahet në dy periudha : në periudhën e hershme dhe në atë të zhvilluar. Periudha e mesjetës së hershme karakterizohet me lulëzimin e religjionit të krishterë. Kisha e krishterë përveç rolit shpirtëror luajti edhe atë ekonomik.
Kishat kanë qenë pronare të pronave të mëdha bujqësore. Pasi bujqësia ishte dega më e rëndësishme ekonomike, atëherë kishat me manastiret qenë edhe faktorët më të rëndësishëm ekonomik. Kështu kisha e forcuar ka filluar të marrë rolin e pushtetit shtetëror. Në hulumtimin e rrugëve për zgjerimin e dogmave religjioze, e më tepër për nënshtrimin ekonomik të besimtarëve, paraqiten misionarët. Misionarët ishin udhëpërshkrues që merreshin jo vetëm me zgjerimin e krishterimit dhe vënien e lidhjeve ekonomike, por edhe me mbledhjen e shënimeve të ndryshme mbi natyrën, popullsinë, pasuritë natyrore dhe karakteristikat ekonomike të vendeve të ndryshme. Ato (shënime) i dërgonin në metropolin e tyre fetar, në Romë. Në atë kohë shkenca e gjeografisë klasike e kishte armik të fortë kishën e krishterë. Gjeografia mesjetare dituritë e saj mbi gjithësinë, Tokën dhe fenomenet natyrore i ka themeluar në dogmat nga shkrimi i shenjtë dhe nga Dhjata e Vjetër. Nën ndikimin e kishës së krishterë, në periudhën që ka zgjatur rreth 1000 vjet (prej shekullit IV deri në shekullin XIII) pason një dekadencë e përgjithshme e shkencës, pra edhe e shkencës së gjeografisë. Kështu mësimi mbi formën sferike të Tokës ka qenë harruar dhe refuzuar, sepse nuk është pajtuar me mësimin e religjionit të krishterë, mbi krijimin dhe formën e Tokës. Toka më shpesh është paraqitur si pllakë e rrumbullakët, në lindje pak e ngritur, sepse atje thuhej se gjendej parajsa. Në qendër të pllakës ka qenë Jerusalemi. Sa është zgjeruar horizonti gjeografik, pllakës i kanë shtuar aq vende dhe dete të reja, por pamja e përgjithshme e botës edhe më tej mbeti e njëjtë. Hartat e kësaj kohe kanë qenë të orientuara nga lindja, d.m.th. në to, lindja është lartë, perëndimi poshtë, jugu djathtas, ndërsa veriu majtas.
Librat gjeografike të mesjetës janë me plotë shpjegime fantastike dhe primitive të dukurive natyrore. Në to gjenden edhe përshkrimet e njerëzve me një sy, me një këmbë dhe pa duar. Pastaj flitej se ekzistonin ujërat që vlonin, malet magnetike që i tërhiqnin anijet dhe bishat e tmerrshme që i gëlltitnin njerëzit, etj.
Në mesjetë gjeografia është mësuar nëpër manastire. Prandaj, kjo periudhë e “zhvillimit” të saj është e njohur me emrin “gjeografia e manastireve”.

Zhvillimi i gjeografisë tek arabët

Në Lindjen e Afërt, në qendër të kulturës së dikurshme asirobabilonase, paraqiten arabët, që në shekullin e VII zgjeruan sundimin e tyre dhe përhapën religjionin mysliman në një pjesë të Azisë, në vitin 711 arabët e kaluan ngushticën e Gjibraltarin dhe e nënshtruan Siujdhesën Pireneje. Në atë kohë ekzistonin dy qendra të rëndësishme të kulturës : Bagdati në lindje dhe Kordoba në perëndim (në Spanjë). Në këto qendra zhvilloheshin veçanërisht matematika, astronomia dhe gjeografia. Gjatë shekujve IX dhe X arabët bëhen sundues absolutë të Mesdheut dhe të Lindjes së Afërt. Duke pushtuar vendet kulturore të kohës së vjetër, ata u njoftuan me veprat e shkencëtarëve grekë. Shteti i tyre shtrihej prej Oqeanit Atlantik në perëndim deri në Indi në lindje dhe prej Kaukazit në veri deri në Afrikën Tropike në jug.
Arabët e kanë njohur mirë shtetin e tyre, çdo emir (udhëheqës) i tyre ka qenë i obliguar të këtë përshkrimin dhe hartën e krahinës në të cilën udhëhiqte. Si detarë të njohur e të paisur me busulla, ata kanë udhëtuar deri në buzëdetin e Indisë, Indonezisë, Kinës, Mozambikut dhe të Madagaskarit. Merita më e madhe e arabëve, në gjeografinë shkencore është në atë se, duke përkthyer dhe duke studiuar veprat klasike të gjeografëve antikë, sidomos të Ptolemeut, i kanë shpëtuar nga harresa njohuritë gjeografike greko – romake.
Arabët i kanë njohur shumë herët vetitë e erërave monsunike dhe i kanë shfrytëzuar në mënyrë praktike në detari. Më saktësi e kanë sqaruar regjimin e reshjeve dhe kanë ditur se erërat që vijnë nga deti sjellin të reshura. Arabët kanë treguar interes të posaçëm për astronominë. Pasi kanë besuar në lidhjen (varësinë) ndërmjet pozitës së yjeve dhe jetës së njerëzve, posaçërisht e kanë kultivuar astrologjinë. Për vështrimin e yjeve dhe planetëve janë ndërtuar shumë observatoriume astronomike. Duke shfrytëzuar busullën, katrorin, sekstanin dhe instrumentet e tjera, arabët kanë arritur rezultate të rëndësishme astronomike. Ata kanë pasur katalogun e yjeve dhe globin e parë qiellor prej argjendit dhe remit. Me saktësi kanë vërtetuar pjerrësinë e eliptikes prej 23º dhe 35’ ndaj pjerrësisë së njëmendtë që është 23º dhe 27’. Kanë konsideruar se Toka ka formën sferike dhe se perimetri i saj është 44.700 km. Hartat e arabëve kanë qenë mjaft të thjeshta. Në to nuk ka ekzistuar rrjeti i paraleleve dhe meridianëve. Kontinentet, siujdhesat, ujdhesat, lumenjtë, liqenet etj, janë paraqitur me figura të ndryshme gjeometrike si p.sh. në formë të trekëndëshave, katërkëndësheve, rrathëve etj.
Hartat e arabëve kanë qenë të orientuara kah jugu, përkatësisht në to ana jugore ka qenë e kthyer lart, ndërsa ana veriore, poshtë.
Gjeografët dhe udhëpërshkruesit më të përmendur arabë kanë qenë Sylejmani, Jakubi, Idrizi dhe Ibn Batuta.

Jakubi

Ka qenë një prej udhëpërshkruesve më të njohur arabë të shekullit IX. Atë e kanë quajtur baba i gjeografisë arabe. Ka udhëtuar shumë dhe personalisht ka mbledhur shënime në vend të ngjarjes. Përveç kësaj, ka pasur shumë kontakte me udhëtarë të tjerë dhe kështu i ka plotësuar njohuritë gjeografike të veta si për vendet e lindjes ashtu edhe të perëndimit. E kanë konsideruar si gjeograf të gjithanshëm Ka shkruar veprën “Libri mbi vendet“. Në këtë libër paraqiti shumë shënime mbi vendbanimet e viseve të ndryshme.

Masudi

Ka jetuar në shekullin X dhe ka qenë nga Bagdati. Emri i vërtetë i Masudit ka qenë Abull Hanas Ali. Ky ka qenë historian i përmendur arab, por njëkohësisht ka lënë edhe shënime të vlefshme gjeografike. Është konsideruar si udhëtari më i madh i shekullit X. Udhëtoi nëpër Afrikën Veriore, në Palestinë, Spanjë, Greqi, Jermeni, Persi, Indi, Cejlon (Shri-Lankë) dhe në vende të tjera. Bashkëkohësit e tij, Masudin e krahasojnë me Diellin, i cili kalon mbi të gjitha vendet prej lindjes deri në perëndim.
Vepra me e njohur e tij historiko - gjeografike mban titullin "Livadhe të arta". Në këtë vepër ka dhënë shënime të vlefshme mbi viset e ndryshme nëpërmjet të cilave kaloi dhe mbi popujt më të cilët ka ardhur në kontakt. Duke përshkruar Tibetin, ai thekson se ky është vend i njerëzve të lumtur, të cilët pandërprerë qeshin. Ai është udhëpërshkruesi i parë botëror që përpos tjerash i përmend serbët (Serbju) dhe kroatët (Harvatin).

Sherif Al Idrizi

Sherif Al Idrizi (1099-1166) ka qenë njëri prej hartografëve dhe gjeografëve më të njohur në fillim të periudhës së mesjetës së vonshme. Emri i tij i plotë është Abdullah Muhamed Ibni. U lind në Seut (Spanjë) dhe besohet se është me prejardhje berbere. Studioi në Universitetin e përmendur të Kordobës. Ka qenë i famshëm jo vetëm në lëminë e hartografisë e të gjeografisë, por edhe në atë të filozofisë, të astronomisë, të matematikës, të medicinës dhe të poezisë.
Me ftesë të mbretit të normanëve, Roxher II, Sherif Al Idrizi vizitoi Sicilinë. Mbreti Roxher II e luti Sherif Al Idrizin, që në një vepër gjeografike të përshkruaj vendin e tij dhe të gjitha vendet e botës, të cilat atëherë kanë qenë të njohura. Si hyrje për këtë vepër Al Idrizi, para së gjithash, bëri një glob të madh prej argjendi, me peshë rreth 45 kg.
Në këtë glob me saktësi dhe në detaje paraqiti të gjitha vendet deri atëherë të njohura. Me qëllim që të japë përshkrimin e këtyre vendeve që gjendeshin në glob, Al Idrizi shkroi veprën e tij të njohur “Nuz-hetull mushtak fi ihtirakil afak”. Kjo vepër e tij njihet edhe me emrin “Gjeografia e Idrizit” ose “Libri i Roxherit”.
Në hartimin e kësaj vepre Al Idrizi shfrytëzoi tërë diturinë e deriatëhershme gjeografike arabe. Kështu ai mblodhi mjaft shënime edhe nga tregtarët dhe misionarët e ndryshëm. Në këtë kohë “Gjeografia e Idrizit” paraqet veprën epokale në lëmin e shkencave gjeografike. Është me rëndësi të përmendet se ky libër përmbledh edhe 69 skica dhe një numër të konsiderueshëm hartash gjeografike me ngjyra. Al Idrizi më tepër shquhet si hartograf. Përpiloi dy harta të botës : njërën në formë të drejtkëndëshit me 70 fletë, ndërsa tjetra në formë rrethore. Harta gjeografike e botës në formë drejtkëndëshit është ekzemplari më i mirë gjeografik i botës, të cilën deri më sot e kanë hartuar shkencëtarët islamë. Evropianët konsiderojnë se Al Idrizi ka arritur pikën më të lartë në hartografinë arabe. Prandaj, kjo hartë ka qenë e pranueshme jo vetëm nga arabët, por edhe prej të gjithë të tjerëve. Ajo u ka shërbyer për orientim të drejtë në udhëtime të largëta edhe detarëve evropianë gjatë disa shekujve.
Vlera e madhe shkencore e kësaj harte, qëndron në saktësinë e jashtëzakonshme të caktimit të gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike. Paralelet dhe meridianët janë të caktuara dhe të tërhequra me saktësi, që është karakteristike për hartat bashkëkohore që i përpilojnë sot entet shkencore. Megjithëse harta gjeografike botërore e Al Idrizit është e vjetër 855 vite (duke marrë parasyshë vitin 2008) edhe sot nuk është e kontestueshme. Vlen të theksohet se hartat e atëhershme kanë pasur orientimin jugor, d.m.th. ana e epërme e hartës ka treguar anën jugore.
Për ne është me rëndësi që ky hartograf ka dhënë shënime të çmueshme edhe për Siujdhesën Ballkanike. Përveç tjerash ky aty përmend Sofjen, Beogradin, Senjin, Kninin, Stonin, Splitin, Trogirin, Shibenikun dhe Dubrovnikun. Nga qytetet bregdetare të Shqipërisë Al Idrizi më 1153 përmend Durrësin (Arashin) si një qytet tregtar të lulëzuar me shumë dyqane. Ai përmend edhe Vlorën (Labunën) si një liman me tregëti të zhvilluar.

Ibn Batuta

Gjeografi dhe udhëpërshkruesi më i përmendur arab ka qenë Ibn Batuta (1304 - 1377) nga Maroku. Ka udhëtuar 25 vjet nëpër të gjitha vendet e përmendura të asaj kohe, përkatësisht nëpër Afrikën Veriore dhe Lindore, në Azi të Vogël, Azi të Mesme, Indi, Shri Lankë, në Kinë në lindje, ndërsa në perëndim deri në Spanjë. Kështu për 25 vjet ai kaloi mbi 75.000 milje. Shkroi veprën “Dhuratë kureshtarëve”.

Gjeografia në periudhën Romake

Gjatë periudhës romake zgjerohet mjaft horizonti i diturie gjeografike. Përhapja e diturive gjeografike në këtë periudhë ka qenë e lidhur ngushtë kryesisht me luftërat dhe pushtimet e atëhershme, e posaçërisht edhe në lidhje me tregtinë. Në atë periudhë janë ndërtuar rrugë, fortifikata pranë urave, kampe ushtarake dhe të ngjashme. Të gjitha këto kërkonin njohjen e mirë të viseve të pushtuara. Duke okupuar tërë Italinë, Galinë Jugore, Spanjën, Kartagjenën, Maqedoninë, pastaj romakët kanë pushtuar edhe Ilirinë, Greqinë, Azinë e Vogël, Sirinë, Fenikinë, Armeninë, Sudanin dhe Egjiptin. Në kohën e perandorit Anton Augustini, Deti Mesdhe është quajtur “Liqeni Romak” meqë pushteti romak, shtrihej prej Oqeanit Atlantik në perëndim deri në Eufrat në lindje dhe prej Detit të Veriut e Baltik, në veri deri në Saharë në jug.

Straboni

Straboni ka jetuar prej vitit 63 p.e.s. deri në vitin 21 të erës së re. Ka bërë shumë udhëtime në vende të ndryshme të botës deri atëherë të njohura. Në bazë të këtyre udhëtimeve shkroi veprën e tij voluminoze me titull “Gjeografia”, e cila përbëhet prej 17 librash. Kjo vepër paraqet sintezën e diturive gjeografike të deri atëhershme dhe zhvillimin e shkencës së gjeografisë. Në dy librat e para janë dhënë dituritë themelore të gjeografisë së përgjithshme, kurse tetë libra i janë kushtuar Evropës, gjashtë Azisë dhe një Afrikës. Për pozitën e Tokës në gjithësi, ai ka qenë ithtar i sistemit gjeocentrik. Ka qenë edhe ithtar i të ashtuquajturës “Teori oqeanike”, sepse e ka menduar Tokën si ujdhesë të rrethuar nga oqeani i jashtëm, kurse në Tokë, sipas tij, depërtojnë katër gjire : Gjiri Kaspik, Gjiri Persik, ai Mesdhetar dhe Deti i Zi. Sipas Strabonit, Deti Mesdhe ka qenë qendra e botës. Në përshkrimin e vendeve të ndryshme, ai jep jo vetëm karakteristikat natyrore, por edhe ato të popullsisë me disa shënime arkeologjike, kulturore dhe historike. Veçanërisht në mënyrë detale ka përshkruar Siujdhesën e Apenineve, si dhe vendet tjera mesdhetare. Ai i ka njohur shumë mirë vendet dhe popujt e Siujdhesës Ballkanike.

Kllaudie Ptolemeu

Shkencëtari më i madh i periudhës së Perandorisë Romake, pa mëdyshje ka qenë Ptolemeu (90-168). Është me prejardhje greke, por ka jetuar në Aleksandri dhe është marrë me astronomi, matematikë, gjeografi dhe hartografi. Vepra e tij më e rëndësishme është “Megali sintaksis” që do të thotë “Vepra e madhe”, në të cilën ai përshkruan tërë botën e njohur të atëhershme dhe paraqet kuptimin mbi “Sistemin e botës”. Kjo vepër përkthehet më vonë në gjuhën arabe me emrin “Almagest”. Sipas Ptolemeut Toka ka formë sferike, është e palëvizshme dhe gjendet në qendër të gjithësisë. Rreth saj rrotullohet Dielli, Hëna dhe trupat e tjerë qiellor. Ky pohim i Ptolemeut për Sistemin Gjeocentrik, ndonëse jo i saktë, ka zotëruar gjatë tërë mesjetës. Ptolemeu i ka kushtuar kujdes hartografisë, që ka qenë rast i përgjithshëm në Perandorinë Romake. Vepra e tij shumë e rëndësishme gjeografike dhe hartografike me titull “Udhëheqja gjeografike” përbëhet prej tetë vëllimesh. Ai ka menduar se gjeografia është lëmi e pavarur e diturisë njerëzore.Në të ka veçuar dy drejtime : drejtimin gjeografik dhe hartografik (hora - vend, krahinë).Në drejtimin gjeografik ka përfshirë gjeografinë matematike dhe hartografinë. Sipas tij gjeografia para së gjithash është shkencë mbi paraqitjen hartografike të tokës. Hartografia mirret me përshkrimin në detaje të vendeve të ndryshme. Në këtë vepër bënë fjalë edhe për Ilirikun, përkatësisht për Dalmacinë, Liburinë, Mezinë e Epërme, Maqedoninë, etj. Libri i tetë i kushtohet hartografisë. Në këtë libër paraqiten 27 harta, prej të cilave, një është harta e botës “Orbis terrarum”, ndërsa 26 janë të vendeve të ndryshme.
Në veprat e Strabonit dhe Ptolemeut janë mbledhur gati të gjitha dituritë gjeografike të kohës së vjetër. Mund të konstatohet lirisht se ato dituri nuk kanë qenë të vogla. Këtë më së miri e dëshmon fakti, se gjeografët e shteteve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore deri në shekullin XV nuk kanë pasur gati asnjë dituri gjeografike më tepër se ajo që ka mbetur prej romakëve dhe grekëve të vjetër. Në këtë kohë për shkaqe strategjike e politike, romakët kanë ndërtuar rrjetin e dendur të rrugëve që kanë lidhur edhe provincat më të largëta, përgjatë këtyre rrugëve ushtarake kanë bërë matjet terestrike. Si rezultat i këtyre matjeve kanë qenë hartat rrugore me tabela dhe me komentime. Ato janë harta rrugore që quhen itinerare ose itineraria pikta.

Gjeografia antike Greke

Në Greqinë antike, sikurse edhe te popujt e lashtë të Lindjes, në fillim kuptimet dhe mësimet mbi Tokën, natyrën e saj dhe mbi njeriun, kanë qenë primitive dhe mitologjike. Grekët nuk e kanë zgjeruar shumë horizontin e diturisë gjeografike mbi Tokën. Në historinë e hershme të tyre grekët kanë njohur shumë më pak vende se sa fenikasit.
Deri në shekullin V p.e.s., njohuritë greke mbi Tokën nuk mund të konsiderohen të plota në kuptimin gjeografik. Kuptimet e tyre mbi Tokën janë plot elemente mitologjike, sikurse janë udhëtimet e agronautëve, për “gëzofin e artë” dhe Odisenë. Agronautët, sipas legjendës, të magjepsur në muzikën dhe këngën e Orfeut, kanë lundruar përmes Detit të Zi deri në Kolhide, në brigjet lindore të tij, nën Kaukaz.

Homeri

Homeri - besohet se u lind në Izmir. Ai në epopetë e tij të njohura “Iliada” dhe “Odiseu” nga shekulli VII p.e.s., i ka përshkruar ngjarjet e shekullit XII p.e.s. Sipas Odiseut, grekët kanë menduar se Toka ka formën e mburojës dhe se nga të gjitha anët është e rrethuar me një lumë, “Okeanusin” që rrjedhë ngadalë. Në qendrën e saj është Jelada me Olimpin, ku kuvendojnë perënditë. Odiseu kryesisht i është kushtuar lundrimit mitologjik dhjetëvjeçar dhe bredhja në një det, deri atëherë të panjohur.

Talesi i Miletit

Talesi i Miletit (624-547 p.e.s.) është themelues i shkollës së lashtë materialiste greke. Ai ka qenë filozof, astronom, fizikan dhe matematikan i përmendur i Greqisë së atëhershme. Talesi thotë, se çdo gjë që ekziston në natyrë e ka zanafillën prej një elementi, paraqenja e të cilit është uji. Sipas tij, Toka ka formën e diskut dhe si ujdhesë, noton mbi uji, përkatësisht mbi Oqanin Botëror. Ekzagjerimi i rëndësisë së ujit tregon se bazat e studimit të Talesit rrjedhin prej Egjiptit, vendit ku është uji d.m.th. lumi Nil.

Anaksimandri

Anaksimandri (610-546 p.e.s.) ka qenë nxënës dhe pasardhës i Talesit. Sipas Anaksimandrit, Toka ka formen e cilindreit të cekët, ku lartësia është tri herë më e vogël se baza. Ai është i pari që e ka “ndarë” Tokën prej themeleve të forta dhe e ka lënë pezull, që të rrijë lirishtë në hapësirën e gjithësisë, çka paraqet një hap gjigant në zgjidhjen e drejtë të pozitës së Tokës. Atij i takon edhe merita që ka bërë për përshkrimin e plotë të Tokës dhe modelin e sferës qiellore. Anaksimandri është themelues i parë i hartës botërore, deri atëherë të njohur.

Herakliti

Herakliti (536-475 p.e.s.) ai ka paraqitur mendimin se gjithësia nuk është krijuar kurrë prej kurrkujt. A jo gjithmonë ka ekzistuar, ekziston dhe ka për të ekzistuar. Në të nuk ka kurrgjë ta pandryshueshme- gjithçka lëviz, ndërrohet dhe zhvillohet. Nga vepra e tij “Mbi natyrën” janë ruajtur 130 fragmente autentike. Herakliti në doktrinën e vet paraqiti mendimin e rëndësishëm dialektik se gjithçka lëviz dhe zhvillohet në bazë të luftës së kundërshtimit. Lufta e përgjithshme e kundërshtimit nuk shpie në kaos, por procesi i gjithëmbarshëm zhvillohet sipas ligjit të natyrës.

Herodoti

Herodoti u lind në Halikarnas (Azi të Vogël). Rrjedhë nga një familje e pasur dhe bujare. Konsiderohet si babai i historisë. Shkroi veprën voluminoze “Historia”, por mjerisht nuk mundi ta përfundojë, pasi nga puna e tij shkencore e ndau vdekja. Në “Historinë” e Herodotit, vend të rëndësishëm zë lufta greko - persiane. Herodoti shënimet kryesisht i mirrte në bazë të autopsisë (duke vërejtur drejtpërsëdrejti), ndërsa ato i mbarështronte qart. Më së pari jipte përshkrimin e vendit, pastaj doket e zakonet, karakteristikat etnike të popullsisë, gojëdhënat dhe në fund i përshkruante ngjarjet historike. Rëndësia e punimeve gjeografike të Herodotit, qëndron në atë se ai vet i ka vizituar shumë vende dhe në vendin e ngjarjes i ka mbledhur shënimet. Herodoti i vizitoi këto vende : Egjiptin, Libinë, Fenikinë, Sirinë, Palestinën, Arabinë, Asirinë, Babiloninë, Persinë, Pjesër e përparme të Indisë, Krahinat rreth Liqenit Kaspik, Detit të Zi, Skitinë (pjesën jugore të Rusisë), Italinë dhe Thrakinë. Për këto vende ka dhënë shënime besnike. Herodoti ka dyshuar që Toka ka formën e mburojës dhe i ka theksuar dimensionet e mëdha, duke mos i njohur kufijtë e saj.
Për Herodotin, Toka është pllakë e rrumbullakët mbi të cilën gjendet kupa qiellore sferoide dhe nëpër këtë kupë lëvizin Dielli dhe yjet.
Shkencëtarëve dhe filozofëve të lashtë grekë, veçanërisht u ka interesuar çështja e formës së Tokës, madhësia dhe pozita e saj në hapësirën e gjithësisë. Ndërmjet tyre rëndësinë më të madhe për zhvillimin e gjeografisë e kanë : Talesi i Miletit, Anaksimandri, Demokriti, Aristoteli, Aristarku, Dikearku, Eratosteni dhe Hiparku.

Demokriti

Demokriti (460-370 p.e.s.) është filozofi më i madh materialist antik grek. Ka udhëtuar nëpër Egjipt, Babiloni, Iran e në vende të tjera. Është autor i shumë veprave, jo vetëm filozofike, por edhe të shkencave të tjera. Ky mendonte se çdo gjë që ekziston përbëhet prej thërrmijave të imta - atomeve. Ai ka shqyrtuar çështjen mbi formën e Tokës, shkaqet e tërmeteve, erërave, vërshimeve të Nilit etj. Sipas Demokritit, forma e Tokës vazhdimisht ndërrohet.

Aristoteli

Aristoteli (384-322 p.e.s.) u lind në një familje të pasur në Strogir (Thraki). Hyri në akademinë e Platonit dhe aty qëndroi 20 vite. Nga fundi i jetës e gjykuan si Ateist. Prandaj, u detyrua të ikë në Halkidi (në ujdhesën Eubej), ku edhe vdiq. Shumë vjet jetoj në oborrin mbretëror duke e mësuar dhe edukuar Aleksandrin e Maqedonisë (Lekën e Madh).
Ka qenë filozof natyralist më i madhi i Greqisë antike. Shkroi vepra të shumta nga lëmi të ndryshme. Është themelues i logjikës si shkencë, ndërsa është marrë edhe me disiplina tjera shkencore, siç janë : meteorologjia, gjeografia, gjeologjia, zoologjia, embrionologjia, gjeodezia, fizika etj. Në veprën "Meteorologjia" (në 4 libra) shtroi shumë probleme në gjeografinë e përgjithshme, ndërsa në veprën "Politika" (ne 8 libra) tentoi që të sqarojë ndikimin e klimës në marrëdhëniet shoqërore. Edhe në shumë punime të tjera, ai ka shfaqur mendimin mbi botën, duke theksuar se Toka është e palëvizshme dhe gjendet në qendër të gjithësisë. Pra, ka qenë ithtar i Sistemit Gjeocentrik. Ai është i pari që përdori termin gjeodezi (greqisht : ge - tokë dhe daio - ndarje). Aristoteli zhvillon kuptimin mbi formën sferike të Tokës. Për vërtetimin e gjykimit të vetë, merr me plot të drejtë si dëshmi, formën e hijes së Tokës me rastin e zënies së pjesërishme të Hënës. Ai ishte i pari që e ka ndarë Tokën në pesë breza të nxehtësisë: një të vapës, dy të mesme dhe dy të ftohta, pastaj ka konstatuar se më i përshtatshëm për jetesë është brezi i mesëm i hemisferës veriore, ndërsa brezi i vapës është i pabanuar. Aristoteli mendonte se në Tokë më tepër ekzistojnë sipërfaqe të tokës se sa të ujit dhe se Oqeani Atlantik, në drejtimin lindje - perëndim, është shumë i ngushtë. Ky oqean e ndan Tokën në pjesën lindore dhe perëndimore dhe ato janë të afërta me njëra - tjetrën. Ky mendim i gabueshëm i Aristotelit, e me vonë edhe i Eratostenit, solli deri të zbulimi i botës së re - Amerikës.

Dikearku

Dikearku (347-287 p.e.s.) përpiloi hartën e parë të asaj kohe, me fillet e rrjetit hartografik. Ai së pari ka tërhequr dy vija matematike : një horizontale dhe një vertikale, të cilat i ka ndarë në stade të ngjashme me shkallët e sotme, me anë të të cilave ka mundësuar saktësisht përpilimin e hartave dhe matjen e distancave në to. Vija horizontale, e cila u përgjigjet paraleleve të tashme, ka filluar prej ujdhesave të Azoreve nëpërmjet të Gjibraltarit, në jug të Sicilisë dhe Peloponezit deri të malet Hindukushe. Vija vertikale ka filluar prej Sijenës (Asuani i sotëm), nëpërmjet të Aleksandrisë, Bosforit e deri të grykëderdhja e Dnieprit. Harta botërore e Dikearkut ka qenë harta ma e mirë e kohë së vjetër deri në paraqitjen e hartave të Ptolemeut në shekullin II të erës së re. Dikearku shkroi veprat “Përshkrimi i botës”, “Udhëtimi rreth botës” dhe “Jeta e Heladës”. Në veprën “Udhëtimi rreth botës” ai ka dhënë përshkrimin e ekumenës së njohur deri atëherë. Vepra “Jeta e Heladës” në tri libra, ka qenë historia e parë e kulturës greke prej kohërave më të vjetra deri te Aleksandri i Madh (Leka i Madh). Me ndihmën e teodolitit primitive bëri matje e lartësive të maleve të Greqisë.

Aristarku

Aristarku (320 - 250 p.e.s.), nga ujdhesa Samos, i pari ka paraqitur mendimin gjenial mbi teorinë Heliocentrik, përkatësisht mbi rrotullimin e Tokës rreth Diellit me pozitë të pjerrtë të eliptikes dhe se në të njëjtën kohë sillet edhe rreth boshtit të vet, prandaj bëhet ndërrimi i ditës dhe i natës.

Eratosteni

Eratosteni (276-195 p.e.s.), filozofi, matematikani, astronomi dhe gjeografi i Aleksandrisë. U lind në Kirenë. Atë me arsye e konsiderojmë themelues të gjeografisë matematike. Si udhëheqës i bibliotekës së përmendur të Aleksandrisë, pati mundësi të njihej me veprat dhe dorëshkrimet e rëndësishme shkencore. Ai me anë të metodës matematike, dëshmoi se Toka ka formën sferike dhe ka caktuar gati saktësisht perimetrin e Tokës. Gjatësinë e rrethit meridional e ka caktuar me 39.816 km, ndaj gjatësisë së njëmendtë, e cila është 40.009 km. Pra, dallimi është i vogël, vetëm 158 km. Merita tjetër e Eratostenit është në lidhje me botimin e veprës së parë të gjeografisë, në të cilën ka dhënë përshkrimin e Tokës deri atëherë të njohur në detaje. Gjeografia e tij përbëhet prej tri librave. Në librin e parë ka dhënë pasqyrën kritike të zhvillimit të gjeografisë. Në librin e dytë bënë fjalë mbi formën dhe madhësinë e Tokës, mbi detet botërore, brezat klimatik dhe kufinjtë e botës së banuar - ekumenës. Në librin e tretë, ai ekumenën, deri atëherë të njohur, e ndanë në pjesë dhe jep përshkrimin e tyre në detaje, veçanërisht jep përshkrimin për natyrën dhe popullsinë e tyre. Prandaj, Eratostenin shpesh e quajnë “baba të gjeografisë“. Ai mendonte se duke lundruar në perëndim, nëpërmjet Oqeanit Atlantik, arrihet në Indi. Njohja e mirë e botës (sa ka qenë deri atëherë e njohur) prej burimit të Nilit deri në Tula (Evropën Veriore) i mundësoi që ta përpilojë hartën e atëhershme të ekumenës. Kjo hartë ka shënuar një përparim të ri në hartografi.

Kratesi

Kratesi (200-244 p.e.s.) prej Molosit, i pari e ka bërë globin, në të cilin ka paraqitur tërë botën. Ai ka menduar që ekzistojnë dy oqeane të mëdha, njëri që shtrihet në drejtim të ekuatorit, ndërsa tjetri në drejtim të meridianit. Ashtu oqeanet e kryqëzuara, në formë të dy shiritave, i ndajnë tokat botërore në katër pjesë, përkatësisht në katër kontinente.
Pamja e botës, përkatësisht shpërndarja e Tokës dhe detit në këtë glob nuk është e saktë, gjë që është e kuptueshme, sepse grekët i kanë njohur kryesisht viset rreth e përqark Detit Mesdhe. Në glob bota është paraqitur me katër pjesë : një të njohur dhe tri të panjohura.

Hiparku

Hiparku (190-125 p.e.s.) ka qenë astronom, matematikan, dhe hartograf i shquar grek. Ai më së pari e futi nocionin e gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike. Rrethin e ka ndarë në 360 shkallë, nërsa shkallën në 60’, minutën në 60". Hiparku në hartë vuri rrjetin e shkallëve dhe ka dhënë principet e përbërjes dhe hartimit të tyre.
Në përhapjen e diturive gjeografike mbi Tokën i kanë kontribuar edhe luftërat, të cilat i ka bërë Greqia në atë kohë, veçanërisht në kohën e Aleksandërit të Madh.

Njohuritë e para mbi Tokën

Fillet e njohurive të gjeografisë shkencore paraqiten në fillim të periudhës skllavopronare dhe janë në lidhje me tregtinë, detarinë dhe me fushatat ushtarake. Hulumtimet e bëra arkeologjike, zbulimet e kulturës materiale të gjetur nën dheun shumë shekullor dhe dokumentet e vjetra të shkruara argumentojnë se dikur popujt me kulturë të lartë të kohës ishin ata të : Kinës, Indisë, Mesopotamisë, Fenikisë, Egjiptit etj.
Në Azinë Lindore shumë herët paraqitet Perandoria e fuqishme dhe kultura shumë e zhvilluar kineze. Thelbi i këtij shteti dhe kësaj kulture gjendej në ultësirën e gjerë pranë lumit Hoangho (Lumi i Verdhë). Lugina e Hoanghos ka qenë e banuar që në Paleolitin e hershëm. Territori i gjerë kinez shpeshherë u është ekspozuar sulmeve nga fiset luftarake të Azisë Qendrore. Me qëllim të mbrojtjes sa më të suksesshme nga sulmet e shpeshtuara të nomadëve nga veriu, kinezët prej shekullit IV deri në fundin e shekullit të II p.e.s. kanë ndërtuar “Murin Kinez“. Gjatësia e tij është 2480 km, lartësia 16 m, ndërsa gjerësia 5-8 m. Në ndërtimin e tij murën pjesë rreth 2 milion fshatarë dhe skllevër që u mobilizuan me dhunë.
Një nga arritjet më të mëdha të kulturës kineze është aplikimi i shkrimit. Shkrimi hieroglifik kinez njihet që nga epoka Shang - Jin në shekullin XVIII p.e.s. dhe ai deri me sot nuk është ndryshuar. Në Kinën e lashtë u zbuluan letra, baruti, busulla, kompasi dhe seizmografi.
Mesopotamia (greqisht: mesopotamus - midis lumenjve) shtrihet ndërmjet lumit Eufrat dhe Tigër. Gjatë prurjes së madhe të ujërave në këta lumenj vjen deri të vërshimet. Pas vërshimeve tërheqja e ujit lente pas shtresë të trashë lymi që e bënte dheun mjaft pjellor. Në kohërat e hershme, pas vërshimit, fara hidhej pa u bërë lëvrimi dhe pastaj lëshoheshin shtazët që ta shkelin farën. Në këtë mënyrë është mbjellur Toka. Në këtë trevë, që nga nga kohërat e vjetra, janë zhvilluar dy perandori të fuqishme: Babilonia në jug dhe Asiria në veri.
Gjeografia asiro - babilonase fillon të zhvillohet rreth 30 shekuj para erës së re. Prej asaj kohe rrjedhin planet më të vjetra kadastrale. Asiro - Babilonasit kanë konsideruar se Toka është pllakë e rrumbullakët e palëvizshme, e cila është e mbështetur fort në shtyllat e mëdha prej gurit. Në mesin e saj gjendet Mesopotamia. Tokën nga të gjitha anët e rrethon deti, ndërsa qielli si hijëz (ombrellë) mbështetet në majat e maleve. Babilonasit kanë ardhur deri të disa konstatime të sakta mbi Diellin si burim i dritës, i ngrohtësisë dhe i jetës në Tokë. Prej tyre deri më sot ka mbetur ndarja e eliptikes në zodiak, viti në 12 muaj, dita në 24 orë dhe rrethi 360 shkallë.
Fillet e gjeografisë egjiptiane nisin prej shekullit XXVIII p.e.s. Në kohën e Mbretërisë së vjetër, përkatësisht prej shek. XXVIII deri në shek. XXV p.e.s. për egjiptasit Egjipti ka qenë tërë bota.
Faraoni Keopsi (rreth 2500 p.e.s.) ndërtoi piramidën më të madhe në botë, te fshati i sotëm Giza. Baza e piramidës është 236m, ndërsa lartësia e saj është 177 m. Ndërtimi zgjati rreth 20 vite. Pranë tempullit të Keopsit, u ndërtuan edhe tri piramida më të vogla për kushërinjtë e tij.
Horizonti i gjeografisë egjiptase zgjerohet kah fundi i shek. VII p.e.s. kur çelet kanali lundrues Nil - Deti i Kuq. Ky kanal lundrues hapet në kohën e Faraonit Neho (609-594 p.e.s.). Me urdhrin e Nehës detarët fenikas kanë lundruar kah Kepi i Shpresës së Mirë dhe përmes Gjibraltarit e Detit Mesdhe arrin në Egjipt. Ky udhëtim zgjati 3 vite.
Gjatë kohës së vjetër me emrin Feniki është quajtur brezi i ngushtë bregdetar në Mesdheun lindor, përkatësisht Libani i sotëm. Fillet e gjeografisë fenikase paraqiten pre shek. XX p.e.s. Fenikia ishte e pasur me bakër, hekur dhe metale të ndryshme. Fenikasit ishin të parët që e prodhuan qelqin e tejdukshëm. Fenikasit e kanë njohur pjesën më të madhe të botës së vjetër : prej Britanisë dhe Baltikut në veti e deri në pjesën më jugore të Afrikës dhe prej Atlantikut në perëndim e deri në Borneu në lindje. Është dëm i madh që fenikasit për shkaqe tregtare, shënimet për këto vende i kanë mbajtur në fshehtësi. Prandaj, nuk dihet mirë se sa ka qenë e saktë njohuria e tyre për këto vende.

Ishujt Bahame

Ishujt Bahamas (anglisht: The Bahamas) janë ishuj që e përbëjnë një shtet në Atlantikun verior i takojnë ishujve të Indisë perëndimore. Ishujt Bahamas ndodhen në jug-lindje të ShBA-ve, në veri-lindje të Kubës dhe hynë po ashtu në grupin e ishujve të Amerikës së mesme. Prej më shumë se 700 ishujve të Bahamëve janë të banuara vetëm 30 prej tyre.
Emri i këtij grupi të ishujve vije nga pushtuesit spanjollë. Spanjollët ujërat e ishujve i thërrisnin Baja Mar (nga spanjishtja: det i rrafshët). Më vonë nga folësit e anglishtes flitej për ishujt "The Bahamas".

Historia

Udhëtimi i Kristofor Kolombit në Botën e Re në vitin 1492 besohet të ketë kaluar së pari në ishujt e San Salvadorit që ndodhen në jug të Ishujve Bahamas. Ai nga aty në mënyrë paqësore mori mbështetjen nga indianët e Amerikës të quajtur Aravak ose Lukajan (besohet të ju ketë dhënë dhurata për njerëzit ). Nga vitet 1400 deri në vitet 1600 këta ishuj ishin nën kontrollin Spanjoll. Në shekullin XVIII disa lojalistë britanikë shpërngulen gjatë lëvizjes anti-britanike nga Anglia e Re (New England) në ishujt e Bahamës. Ndërsa në vitin 1783 këta ishuj deklarohen ngabritanikët si koloni e tyre.
Më 1973 popullsia votoi për pavarësimin e vendit nga Britania e Madhe sikurse edhe një pjesë e madhe e viseve të kontrolluara nga Komunveltit britanik. Që nga shpallja e pavarësisë në këtë pjesë ka filluar përparimi i turizmit, bankat tani janë të njohura për transfere të hollash në nivel botërorë sikurse dhe menagjmenti investues (term i përdorur në perëndim për persona që blejnë apo investojnë në pjesët e pa zhvilluara të botës)

Mbreteria e Inkëve

Mbretëria Inkëve është mbretëria më e madhe në Amerikën para Kolumbos. Ka qenë një ndër mbretëritë më të mëdha në botë në kohën para se të shkatrrohet. Qendra administrative, politike dhe ushtarake ka qenë Kusko. Është kriijuar në rrafshnalten e Perus rreth vitit 1200. Nga viti 1438 deri në vitin 1533. Inkët kanë shfrytëzuar pushtimet dhe asimilimin paqësor duke përhapur mbretërinë e tyre në hapësirat e medha të Amerikës Jugore. Në kuadër të kësaj mbretëriae kanë qenë disa pjesë të Ekuatorit, Perus, Bolivisë, Argjentinës dhe të Kilit.
Atahualpa ka qenë mbreti i fundit i Inkëve ai ua vra në vitin 1533 nga Fransisko Pizaro me këtë rast fillioi e sundimi spanjol. Gjaët administrimt spanjopl është hapur miniera më e madhe në botë e argjendit Potosi në të cilen inkët kan punuar si robër në kushte shum të vështira ku për dy tri vite punë gjenin vdekjen.
Ekonomia ka qenë e bazuar në pronësinë kolektive të tokave dhe me zgjidhje të mirë të ujitjes së tyre. Kanë zgjidhur mirë problemin e deponimit të rezervave ushqimore, të cilat mundësonin përparimin e mirë të mbretërisë edhe në sezonat e dobëta të të korrurave. Rrjeti i rrugëve ka qenë mirë I përhapur që mundësonte transportin e mirë të mallërave dhe të ushqimit. Arqitektura, arti dhe përpunimi i metaleve kanë qenë mirë të zhvilluara. Ka qenë shum mirë e zhvilluar edhe mjekësia me kirirgji të përparuar.

Atlanta

Atlanta është kryeqyteti poashtu edhe qyteti më i madhi i Shtetit Federal Georgia dhe gjendet në Fulton County. Qyteti Atlanta pati 2004419.122 banorë, regjioni metropol 4,5 milion banorë.Atlanta ka qene ne fillim, qe nga mesi i gjysme-shekullit te 19-te, e njohur si nje nga vendet ku nderlidheshin shume rruge hekurudhore. Ajo ishte fusha e nje prej betejave me te medha gjate Luftes Civile, e cila shkaktoi djegjen me zjarr dhe shkaterrimin e pothuajse gjithe vendit. Keto ngjarje jane te pershkruara ne librin e Margaret Mitchell Iku bashkë me erën. Rindertimi i Atlantes pas zjarrit i dha si simbol ketij qyteti - Feniksin.Atlanta përfshin 342,9 km2. Qyteti ndodhet rrëzë ​​Maleve Apalashe, 320m mbi nivelin e detit. Ndërkohë, Atlanta ka lartësii më të madhe nga qytetet kryesore në lindje të lumit Misisipi.Lartësia e Atlantës e dallon atë nga shumica e qyteteve të tjera jugore dhe lindore, dhe kontribuon në një klimë më të butë se qytetet me lartësi të njëjtë. Ajo ka një klimë të lagësht subtropikale, me verë shumë të ngrohtë dhe të lagësht dhe dimër të butë.Zona metropolitane e Atlantës është ekonomia e tetë më e madhe ekonomisë në vend dhe e 17-ta më e madhe në botë. Veprimtaritë e korporatave përbëjnë një pjesë të madhe të ekonomisë së Atlantës.Për shkak të më shumë se 30 kolegjeve dhe universiteteve që ndodhen në qytet, Atlanta është konsideruar si një qendër e arsimit të lartë. Ndër universitetet më të shquar publike në Atlanta është Instituti i Teknologjisë i Xhorxhias, që ka qenë renditur vazhdimisht ndër 10 dhjetë universitetet publike më të mirë të SHBA-së për programet e tij në inxhinieri, informatikë, menaxhimin, shkencat, dhe arkitekturë. Universiteti i Shtetit të Xhorxhias State, një universitet publik, është i dyti më i madh nga 35 kolegje dhe universitete në Sistemin Universitar të Xheorxhias dhe një kontribues i madh për rigjallërimin e qendrës së biznesit të qytetit.